• |
ide | kryesore

Roma, tani është në krizë: Bolonja fituese në Olimpico, ëndërron Europën

Sport, Video



Pas Sassuolo një tjetër goditje vjen për Romën në Olimpico. Bologna del fituese 2-3, duke i dhënë vetes një shpresë më shumë për Europën. Verdhekuqtë e Fonseca janë tani në krizë dhe rrezikojnë të humbasin nga sytë vendin e katërt të Atalanta – duhet të luajë të shtunën kundër Fiorentinës – e që të con në Champions League.

Që ndeshja do të ishte e vështirë për romanët u kuptua që në minutën e 16, kur Orsolini ndëshkon Romën, duke finalizuar një asist interesant të Musa Barrow. E megjithatë barazimi i shpejtë i kryeqytetasve, në autogolin e pafat të Stefano Denswill, pas vetëm 7 minutash mund ti ndryshonte gjërat. Pikërisht atëherë Musa Barrow merr përsipër Bologna, duke e kthyer në avantazh në minutën e 26, me një gol spektakolar e duke fiksuar dygolëshin personal në pjesën e dytë, pas një sprinti për 50 metra përpara se të mposhte portierin e Romës në minutën e 51, para syve të teknikut Mihajlovic.

Henrikh Mkhitarian, i rikthyer pas dëmtimit, ka shumë pak kohë për të fituar Romën e armeni nuk humbi kohë, duke kthyer në lojë verdhekuqtë në minutën e 72, me një goditje të sakte me kokë. Fonseca kërkoi tani barazimin, por shpresat e Romës u tronditën me kartoni i kuq i Cristante, që e la skuadrën me 10 lojtarë në dhjetë minutat e fundit.

Pas kësaj humbje Roma mbetet në vendin e pestë me 39 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në vendin e katër por që ka një ndeshje më pak se Roma.
Bologna ndërkohë ngjitet në vendin e gjashtë me 33 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *