• |
ide | kryesore

VIDEO /Del kënga e re “Koronavirus, mos më puth”

Syri i Lapsit



Aktualiteti ka shërbyer vazhdimisht si frymëzim për tekst-shkrues dhe këngëtarë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me këngëtarin e muzikës popullore turke Aydin Aydin, i cili ka xhiruar së fundmi klipin e këngës më të re që mban titullin “Koronavirus, mos më puth.”

Kënga do të vijë në tre gjuhë: turqisht, anglisht dhe kurdisht. Xhirimet janë bërë në një mal të mbuluar me dëborë në fshatin Demirtaş të Hakkarit, në lartësinë 2800 metra mbi nivelin e detit.

“Për shkak të koronavirusit, ju lutemi hiqni kontaktin e ngushtë dhe puthjen. Përshëndetja është shumë e rëndësishme, por le ta heqim këtë puthje në këtë proces të rëndësishëm.

Disa më quajtën të “të çmendur” kur e morën vesh për këtë këngë. Por sot e gjithë bota është në alarm. Ju lutemi hiqni kontaktin e ngushtë dhe puthjet. Le të mos puthemi me njëri-tjetrin, sidomos me fëmijët” – tha këngëtari që duket se e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje.

https://youtu.be/DlZHezmsxQk



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *