• |
ide | kryesore

VIDEO/ Meta përplaset me gazetarin e Zërit të Amerikës

Lajme, Të fundit



Nuk munguan replikat në intervistën që Presidenti Ilir Meta dha në studion e Zërit të Amerikës. Shkak u bë raporti i Komisionit të Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas shefit të Shërbimit Shqip të VOA, Arben Xhixho, Komisioni i Venecias tha se kreu i shtetit “i kishte tejkaluar kompetencat kur anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit”, por Meta nuk ishte dakord.

Më poshtë replikat dhe video (shiko në minutën 12.35)

Presidenti Ilir Meta: Unë padyshim që jam i duruar në këtë drejtim, por kjo është një kohë e humbur për Shqipërinë, siç ishte një kohë e humbur edhe çështja e denoncimit, të themi në Venecia të Presidentit për aktin e dekreteve për zgjedhjet vendore, që thjesht më detyroi dhe mua si President të paraqisja opinionin tim atje. Vajtja përsëri në Venecia për një çështje absurde, sepse sipas tyre Presidenti gjoja ka shkelur ligjin, kur Presidenti hetohet vetëm për shkelje të rënda të kushtetutës, nuk i bën mirë imazhit të vendit tonë në nivelin ndërkombëtar. Megjithatë unë si President do bëj detyrën time edhe me Komisionin e Venecias.

Zëri i Amerikës: Meqë ju iu referuat interpretimit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve vendore, Komisioni i Venecias e thotë hapur që ju i tejkaluat kompetencat…

Presidenti Ilir Meta: Jo nuk është kështu!

Zëri i Amerikës: E thotë!

Presidenti Ilir Meta: E keni gabim. Kjo ka qenë në raportin paraprak.

Zëri i Amerikës: Jo, është në raportin përfundimtar, unë sot iu referova përpara se të vija në studio, për ta rikujtuar ….

Presidenti Ilir Meta: Nuk është kështu, është e pavërtetë. Nuk egziston fjala tejkalim.

Zëri i Amerikës: Interpretimi i Venecias, e thotë. Por thotë që nuk ka qenë aq serioze shkelja, sa për të çuar në shkarkim.

Presidenti Ilir Meta: Nuk është ashtu jo! Kjo është tek parapraku.

Zëri i Amerikës: T’ua lexoj variantin përfundimtar? E kam të hapur në telefon…

Presidenti Ilir Meta: Ju mund të lexoni një variant tuajin, nuk ka asnjë problem…

Zëri i Amerikës: Jo ky është varianti i Venecias…

Presidenti Ilir Meta: Unë mund ta sqaroj më pas, sepse tani unë nuk e kam këtu me vete. Nuk kam asnjë shqetësim për atë gjë.

Zëri i Amerikës: Është në aglisht dhe po e përkthej në moment… “ në qoftë se, ashtu edhe siç ka ndodhur, anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale, i tejkaloi kompetencat e Presidentit, siç u vertetua më parë”, në argumentimin që bën Venecia, “parlamenti dhe komisioni i tij hetimor duhet të marrin parasysh një sërë faktorësh që çuan këtu, të cilat vënë në pikëpyetje nëse ky akt ka qenë i një natyre serioze”. Pra ata thonë që (akti) nuk ka qenë serioz për t’u shkarkuar por…..

Presidenti Ilir Meta: E para, një herë varet shumë se si është formulimi në anglisht e dyta… këtë gjë e di mirë sepse me këtë çështje jemi marrë shumë seriozisht, Komisioni i Venecias….. e para kjo nuk egziston …ka një ndryshim të madh mes paraprakut dhe përfundimtarit….

Zëri i Amerikës: Jo jo ky është përfundimtari (raporti) pika 81…

Presidenti Ilir Meta: Do t’ua sqaroj edhe unë më pas sepse nuk e kam këtu. Së dyti, Komisioni i Venecias ka thënë këtë gjë…. edhe nëse pretendimet e Kuvendit, jo konkluzioni i Venecias, pretendimet e Kuvendit janë të tilla, përsëri kjo është një çështje jo serioze që hyn në sferën për të ndërmarrë një hap të tillë ndaj Presidentit të Republikës. Ky është thelbi i Venecias. Dhe fjala tejkalim kompetencash në variantin e fundit si konkluzion i Venecias nuk egziston. Kjo ka egzistuar tek parapraku….

Zëri i Amerikës: Jo jo është…

Presidenti Ilir Meta: Dakort e sqarojmë edhe më pas….nuk kam shqetësim për këtë çështje. Por absolutisht kjo është një gjë pa lidhje. Pasi kompetenca e zgjedhjeve është një kompetencë absolute dhe e vetme e Presidentit të Republikës, që nuk e ndan me asnjë institucion tjetër. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. ky thote ne fund te intervistes se presidenti vendos per zgjedhjet dmth nese ktij si ngrefet, i bje qe ska zgjedhje sic deshte me bo kur tentoi te anullonte dekretin e tij… mendoj se ky individ qe shprehet keshtu duhet shkarku menjehere per probleme mendore. ky nuk mund te me perfaqesoje mua e asnje shqiptar me kete mendsi. zhdukeni me urgjence se nuk eshte mire

  2. E kush eshte mire ne qelbistanin e prozakut?
    Ka perfundu muhabeti te venediku perseri? Pse nuk behemi koloni e venedikut? Venedikasit rruajne leket e katunareve te albanistanit. Ec librazhdi.

  3. Mjere Shqiperia per keta fshatare qe ka ne krye!
    Flet me gazetarin e Zerit te Amerikes sikur i spjegon nje katunari te Cepanit pergjigjen e Komisionit te Venecies.

  4. Pyetja që duhet shtruar këtu, nuk është se a i ka “tejkaluar kompetencat” presidenti Meta, por pse kryeministri Rama, 30 vite pas përmbysjes së diktaturës moniste, nguli këmbë me kryeneçësi e bëri në 30 qershor të vitit të kaluar, zgjedhje moniste vetëm me ish partinë e punës, partinë socialiste.
    Pra përse Shqipëria u kthye tre dekada prapa ?
    E ka kush e ka fajin që puna arriti deri në ato palo zgjedhje, mjafton të përmendim faktin se është vetë Zeri i Amerikës që pati publikuar përgjimet për vjedhjen e votave në zgjedhjet e mëparëshme.
    Përse injorohet fakti se Shqipëria ka mbi dy vjet pa Gjykatë të lartë e pa Gjykatë kushtetuese që mund të vendosnin ligjshmërinë e zgjedhjeve një partiake ?
    A mos i “tejkaloi” kompetencat OSBE e ODIR që ato zgjedhje i quajti të paregullta pasi nuk përfaqësonin vullnetin e gjithë elektoratit shqiptar ?.
    Është punë tjetër se cilët politikanë të lartë shqiptarë janë të korruptuar dhe na është thënë se këtë do ta hetojë e gjykojë “drejtësia e reformuar” me SPAK-un në krye.
    Deri tani SPAK-u po heton ndonjë hajdut pulash e nuk po meret fare me peshqit e mëdhej.
    Gjykata Kushtetuese nga e cila presim që të bëjë interpretimin e shkeljeve të Kushtetutës, është lënë në dorë të një farë Dvorani, që të plotësohet me emrimet e tij.
    Ndërkaq kryeministri ynë i “ndershëm”, “e nxorri edhe njëherë shpatën për situatën”, e me fushatën anti KÇK me OLP të kryesuar nga gjeneralët e tij, nuk priti që këta peshq ti kapë SPAK-u, por DAJAK-u kryeministror.

  5. O byroist zgjedhjet behen ne daten e caktuar dhe jo kur i do bytha salihut likes lulushit,data eshte kushtetuese tekat e ketyre cuan ne zgjedhjet pa kandidat alternativ,por zgjedhjet e komunizmit nuk kane lidhje me keto ne demokraci,ne ate kohe president komunist,sek i pare komunist,byroja komuniste te gjithe drejtuesit komunist,kurse sot o byroist president i opozites,dy kryetare te opozites nje tufe kryetar partish ne opozite,klsh i opozites,avokati i popullit opozite drejtesia ne dore te opozites e kupton ndryshimin o byroist debatikas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *