• |
ide | kryesore

Video/ Tirana triumfon 1-0 në Shkodër, katër minuta nga fundi: Sherri në lot pas gafës që fundosi Vllazninë

F1, Sport, Video



Nuk ka një pa dy është një shprehje që për Emanuel Egbo dhe Tiranën e tij duhet të përkthehet nuk ka shtat pa tetë. Dhe e teta mrekulli, në po kaq ndeshje që nigeriani është në pankinën e Tiranës fiksohet 4 minuta nga fundi në Klasiken e luajtur në Loro Borici. Vendos Cobinnah në një ndeshje me ritëm, të hapur ku fitorja flirtoi me të dyja skuadrat, por në fund i buzëqeshi bardhebluve: të parët të paktën 24 orë.

Një ndeshje e radhës e kishte konsideruar tekniku nigerian i Tiranës edhe pse e dinte mirë që nuk ishte ashtu. Titulli kalonte nga Loro Borici dhe kundër Vllaznisë duhej treguar se skuadra kishte stofin e duhur për ta synuar trofeun në vitin e 100 vjetorit. Tirana me Vangjelin të thirrur në cështje për të zëvendësuar Osmanin, friksonte shumë me Cale, Torassa e Cobinnah që vepronin pas shpinës së Ngo’o. Rastet e humbura nga anglezi, por edhe Muca e Torassa ishin fryt i një presingu ultraofensiv që nuk i la frymëmarrje të besuarve të Jonuz. Shkodranët megjithatë me Shtubinën e Gilman Likën mbajti kokën lart, megjithëse ajo e pjesës së parë ishte një Vllazni e vënë në vështirësi.

Më shumë kujdes në të dytën, por me rastet që u propozuan nga të dyja skuadrat. Braziliani Junior humb mundësinë ideale në minutën e 68 i ndalur i vetëm nga portieri Lika, por Tirana nuk hoqi dorë nga të kërkuarit fitoren në transfertë dhe e mori pikërisht atëherë kur askush nuk besonte më e për më tepër me një gabim fatal të portierit Sherri, deri në atë moment i pakapshëm. Cobbinah shënoi golin e fitores në të 86, duke nisur festën kryeqytetase në Shkodër.

Fitorja e tetë për Tiranën që spostohet provizorisht në krye të renditjes me 40 pikë, dy para Kukësit që duhet ende të luajë. Vllaznisë i mbetet zhgënjimi për një ndeshje të luftuar, ndërsa Sherri ndjen më shumë peshën e humbjes, duke dalë në lot nga Loro Borici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *