• |
ide | kryesore

Zbardhet dosja/ “Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko fëmijët”

Lajme, Të fundit



Pasi theri të shoqen për vdekje në banjë, Lulzim Cuku ka marrë në telefon kunatën e tij për ta njoftuar mbi ngjarjen. Në dosjen e prokurorisë, është zbardhur e plotë telefonata e bërë nga 45 vjeçari, pasi vrau në banesën e tij të shoqen 33-vjeçare.

“Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë,” – mësohet të ketë thënë Cuku, sipas dosjes së zbardhur nga prokuroria.

Vetë Lulzim Cuku në seancën gjyqësore ditën e djeshme, u shpreh se e vrau të shoqen për shkak të xhelozisë. Por ndryshe kanë pretenduar familjarët e viktimës, të cilët kanë deklaruar se sherrin mes 45 vjeçarit dhe të viktimës, e kishte nxitur vëllai i Lulzim Cukut, pasi ai i thoshte të largoheshin në Greqi familjarisht, në mënyrë që banesa në Durrës t’i mbetej atij.

“Në datën 1 Shkurt, rreth orës 17.00, 45-vjeçari ka qenë në banesë së bashku me bashkëshorten, viktimën shtetasen Manjola Cuku dhe të tre fëmijët.

Rreth orës 21.00, kanë qenë tek dhoma e fëmijëve të dy dhe aty kanë filluar debatet midis tyre. Lulzim Cuku ka fyer dhe ofenduar Manjolën. Pasi fëmijët i ka zënë gjumi kanë filluar përsëri duke debatuar.

Në debat e sipër, Lulzimi ka shkuar tek kuzhina ku aty ka marrë një thikë buke dhe pasi ka shkuar në dhomën ku ndodhej Manjola, e ka kapur nga krahu dhe e ka futur në banjë. Aty kanë debatuar dhe në këtë moment ai e ka qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ajo është rrëzuar në dysheme. Pas kësaj, Lulzim Cuku, ka dalë nga banja dhe e ka mbyllur atë me çelës, të cilin e ka lënë tek dera dhe është larguar me automjetin e tij. Gjatë rrugës, ka marrë në telefon kunatën e tij, të cilës i ka thënë se: “…Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë…”

Kjo shtetase ka njoftuar policinë e Tiranës pasi ndodhej e shtruar në spitalin e Tiranës dhe më pas ka shkuar në Durrës ku është njoftuar policia e Durrësit për ngjarjen e ndodhur. Nga ana e Policisë është shkuar në vendngjarje ku kanë gjetur tre fëmijët e tyre tek trupi i së ëmës, e cila ishte lëvizur nga ana e vajzës së saj F. deri tek dera e banjës. Shtetasja Manjola Cuku, në këtë moment të ardhjes së policisë, ka qenë pa jetë” – thuhet më tej në dosjen e prokurorisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *