• |
ide | kryesore

Alketa në delir/ Një për një të gjitha kritikat ndaj saj

-Instant, Kryesore



Fakti që Alketa Vejsiu e ka humbur sensin e realitetit pas prezantimit që bëri në Sanrremo, po e përball atë me kritika të ashpra mes bashkatdhetarëve të saj. Deliri për ta barazuar suksesin e saj me një festë kombëtare në Shqipëri, pritshmëria për të pasur një telefonatë nga kryeministri, dëshira se u bë aq e madhe sa të takohet edhe me Berluskonin e kanë bërë atë targetin e ironisë, talljeve dhe mosaprovimit.

“Me të mbërritur në Shqipëri të kthehet me këmbë në tokë dhe të mos mendojë se është një heroinë dhe që është një figurë e madhe e kombit shqiptar” tha në monologun e emisionit të tij Mustafa Nano.

“Italiani ka një fjalë që quhet Umiltà, (përulje). Elhaida Dani fitoi “The Voice” në Itali por nuk e çoi autovlerësimin në nivele të pakapshme. Nuk monologoi as para e as mbrapa fitores duke na treguar përrallat e njeriut të parë në Henë. Njerëz, askush nuk xhelozohet, e aq më shume urren këtë vajze. Është sjellja e saj, arroganca e fshehur nën ato shprehjet standarde, mësimi përmendësh i 20 fjalive, logorroic-lleku funksional dhe mbi të gjitha mungesa e dinjitetit që mua personalisht “mi stanno sul atë që s’thuhet”. Pastaj, mbrëmë tha gënjeshtra për vendin e saj” shtoi gazetari shqiptar në Itali që punon për “Le Ienne”, Taulant Kopliku.

Lexo më tej:

Monologu në Sanremo/ Italia jonë nuk është ajo e Alketës

Ndërsa blogeri Olti Curri, gjithmonë kritik ndaj prezantueses shkroi: “Alketa keq mirë e mori të gjithë vëmendjen për vete. Hyrja e Alketës ishte e gjatë, u dënua’ nga asistentët e studios të cilët i thanë se u zgjat më shumë se 4 minuta, më shumë seç ishte dakordësia. Hyrja më trembi, ishte e dhunshme, nuk merret vëmendja në atë lloj mënyre, ishte e paedukuar. Dukej më shumë si e ftuar te ‘Opinioni’ që donte të merrte fjalën sesa te Sanremo. Siç e tha dhe vetë hyrja e dytë ishte krejtësisht ndryshe. Nuk më pëlqeu fare, është stili i saj. Alketa edhe kur është e heshtur prapë flet shumë.”
Edhe prezantuesja dhe ish misi Hygerta Sako nuk e ka duruar dot fshirjen e historisë për të vënë në qendër veten. Alketa Vejsiu deklaroi në Sanrremo se në edicionin e fundit të “Festivali i Këngës”, për herë të parë i ishte besuar prezantimi dhe drejtimi artistik një femre, duke iu referuar në këtë mënyrë, vetes. Sako, e cila e ka prezantuar festivalin shqiptar plot këtër herë nuk është përmbajtur dot : “Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar Festivalin e RTSH-së, por unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot 4 herë”, ka shkruar Hygerta gjithë ironi.

Edhe për gazetaren Fatma Haxhiu, e cila ka relativizuar debatin bardh e zi rreth Alketës, suksesi i saj ka vetëm vlerën e diçkaje personale dhe jo të një krenarie kombëtare ashtu sikurse po na e paraqesin : « Ëndrrat dhe ambiciet janë personale. Alketa shkëlqeu, nderoi veten, arriti ëndrrën dhe kaq, të dyja skajet pastaj më duken njëlloj palidhje. Në 2020 këto përfaqësimet e një populli e një kombi më duken Zot na ruaj, shenjë inferioriteti, nuk e di sa u përlotën këta njerëzit e shtëpisë së Georgina-s se e kishte dhe sefte në skenë e televizor. Me një llaf, bëni e ç’bëni i keni për vete, as për popullin, as për Shqipërinë. Flisni në vetë të parë dhe për veten mos merrni përsipër përfaqësinë populiste dhe shijoni çdo gjë siç ju do qejfi…” shkruajti ajo gjatë një debate online me kolegen e saj Aulonën.

Pra, ndonëse shumë shqiptarë e kanë pëlqyer prezantimin e Alketës në Sanrremo dhe disa të tjerë kanë qenë më pak entuziastë për shkak të të folurit supersonik dhe të stonuarit në të kënduar, pothuajse të gjithë janë në një mendie se deliri, arroganca dhe vëtëkënaqësia e shprehur publikisht nga prezantuesja, pas kësaj ngjarjeje, i ka kaluar kufinjtë e normales.

Aty ku Alketa me të vërtetë dështoi ishte në paftësinë për tu përmbajtur, që duhet të ketë çdo njeri që arrin të realizojë ëndrrën e vet. Pikërisht për këtë i ka marrë edhe kritikat, ironitë dhe talljet më të mëdha.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Arsyeja qe shqiptaret i la te ftohte performanca e Alketes eshte se ajo u ngrit mbi nje mashtrim qe u be vetem per te rritur impaktin e Alketes. Nese ftesa per te u be per te nderuar shikuesit shqiptare (qe e ndiqkan njesoj si Italianet) drejtuesit e festivalit nuk kishin arsye t’i besonin siperores absolute te Alketes, por mjafton te merrnin shifrat e audiences se Sanremos ne Shqiperi keto vitet e fundit qe maten. Shkurt Alketa e mori vemendjen ne sfondin e nje mashtrimi dhe kjo nuk eshte asnjehere gje e mire. Meqe e kishte me kaq qejf xhiron e mediave Italiane, me e ndershme do ishte te kishte rreqitur si pa dashje njerin prej sytjenave. Ndoshta dhe ne do ishim me krenar per Alketen dhe kirurugun e saj ne ate rast.
    Per me teper ai nuk ishte as takimi i pare i shqiptareve me skenen e atij festivali pasi e kane prekur shume shqiptare perpara e Alketes, perfshire Deniron(shaka).

  2. Te gjithe emrat me lart nuk ja var askush e ne Shqiperi nuk shkojne me larg se tek Opinioni apo Topi. Alketen e pane e vleresuan italianet e jo pak por 13 million njerez. Krenari per te

    1. Te gjithe ata qe mburrin e shajne nuk thellohen te e verteta. Faktet e analiza te ndihmon.
      1. Aketa prej 3 vitesh paguan nje agjent vipash ne Rome qe te mund te futet ne tregun italjan. Xhani Presta quhet. Eshte agjent i emrave te medhenj te showt. Italjanet jane katandisur me keq se ne. Nuk eshte RAi i dikurshem e as Sanremo nuk ka ate prestigj. Alketa paguan Xhanin, Xhani nuk ia del dy vjet, pastaj i propozon alketes te beje nje festival ne tirane. Alketa me nje telefon Linda Bashes e realizoi te merrte festivalin. Xhani e ca te tjere me pagesa te majme qe duhen ndjekur e investiguar, i mundesuan alketes ate qe kerkoi.
      2. Alketa eshte fllucke boshe. Ambicioze qe i tejkalon fuqite e veta por bosh. Alketa eshte e palexuar, e pakulturuar dhe njeriu televiziv me pa emocion qe eshte pare. Akull dhe fake. Nuk eshte pa talent por duhej te ishte me e zgjuar per ta orientuar drejt profesionalizmit. gjithashtu duart ku ka rene , si shkolla e top albanias radio ku ftoheshin kalamaj vetem te flisnin shpejt dhe nuk thonin asgje, si Vera grabocka qe e beri vanitoze , delirante dhe fake koke e kembe kane krijuar Alketen .
      3. Dalja ne sanremo eshte vetem ngjarje per alketen. Alketa eshte nervoze dhe me mllef pse shqiptaret prape nuk i bindi dot. Alketa ne Sanremo nuk esht fare ngjarje per Shqiperine. Aq me teper qe doli atje si nje bibe bionde qe me nje logore permendesh , prishi dhe kontraten me ta duke mos pushuar 4 min. Perseriste e perseriste brockulla patetike qe u ka shkuar koha qe ne 90. Alketa pati nje shans shume shume te mire te permbahej, te mendonte, te dilte ndryshe nga sa del cdo jave ketu, te dilte umile dhe sidomos te sillej si profesioniste , jo si nje grua provinciale qe mundesine e pare qe i jepet i ben te tera .
      4. Alketa ka nje burre te pasur , nje biznes te vetin qe ia mundesoi burri i pasur , ka lidhje interesash me kryeministrin e gruan e tij. Keshtu i ka lidhjet me cdo qeveri qe vjen. Me lepirjet publike te saj , i shkon vaj biznesi te shoqit. Me leket e te shoqit shkon vaj karriera e saj. Por vetem e saj ama. Se keto budallalleqet me brire qe te vjen turp ti degjosh si “ per te ka feste kombetare” etj tia thote Prestes , jo shqiptareve se te dy vendet njihen qe ta nxjerrin bojen shpejt.
      5. Keto te thenat se shqiptaret jane bere xheloze per alketen kursejini. Shqiptaret ndoqen me emocion me jave te tera elhaida danin dhe i dhane vetem dashuri e mbeshtetje. Po keshtu bene me Kledi Kadiun, Ambeten, Elsa Lilen etj. Per te mos folur per suksese te medha ne italie e ne bote si Ermonela Jaho, Inva Mula,.e shume te tjere. Aty ishte Dua Lipa , nje krenari e vertete shqiptare . Vetem respekt e dashuri u ka dhene publiku shqiptar. Ja, dakord me ate qe thote olti curi, ajo hyri ne skene si vulgare pa fisnikeri. Dhe jam shume dakord me Brisida Gjikondin. Kjo eshte e verteta.

        1. Analize debili. Nuk perton por duket qe je I papune. Sa per brumin ka vetem mllef qe duket se nuk ja var as gruaja e tij.
          Alketa duhet te jete krenari per Shqipetaret. Shikoni politikanet tane bejne nje fotografi ne Amerike dhe paguajne per te dal me Obamen,Trump. Alketa mbizoteroj,shikoni lajmet tek italianet si flasin me superlative.Bravo

          1. o idi (keta) a e di ti se alketa eshte aq e zonja sa qe vera e ka martuar me nje burre qe quhet ardi, dhe qe pervec alketes ka dhe nje grua tjeter dhe nje pale femije te tjere, bigamist dmth…praktikisht te njejten gje qe ka bere vera dhe me bona selimllarin. mjafton kaq per te krijuar nje ide per kete lloj

        2. Brisida Gjikondi me analizen e saj la thene absolufisht te verteten, All’età eshte nje person qe nuk inspiroi asgje, perkundrazi na u skuqen veshet kur e degjuam, komplet skandaloze.
          Jane plot te tjere artiste qe me Elhaiden , Kledin, Ambeten e shume te tjere qe na bejne krenare,
          Sic i thote Z.Bdiseida ,te keshilloj te fillosh Duke lexuar nje liber per te “mesuar si te jesh femer me dinjitet,”ku shume do lodhesh, te tjerat me pas per tipin qe ke, do i kesh me te lehta .
          Tung

      1. Alketa te beri ty te shkruash 5 paragrafe anonim, Rai dhe Mediaset te interesohen per te, Millenials dhe gjeneraten Z te shohin Sanremon dhe Italianet ne twitter te vazhdojne te flasin per te pas 5 ditesh. Alketa fitoi, ti ha mut. Kaq pra ?

  3. Gabimet e Alketes:
    1.. nuk eshte e para femer por e 30 ta qe presanton ne fest rtsh
    2.. permendi ne Sanremo Ermal Meten dhe jo Elsa Lilen.
    Megjithate na kenaqi me shkathtesibe dhe paraqitjen e bukurise sexi te femres shqipetare.

  4. KUR BENE KRITIKUN EDHE KRYETARI I QELBESIRAVE MUT NANO ESHTE PER JA BERE BAM BAM . IK O FSHATAR IDIOT QE FUTESH KUDO EDHE PSE JE TRYELE NGA TRUTE

        1. ne fakt ajo e kishte fjalet per Drejtor Artistik dhe jo thjesht prezantuese. E para femer Drejtor Artistik i Festivalit.

  5. sanremo eshte ber nje festival per te vajtur ne banjo, as 5 minuta nuk e ndjek dote ate festival aq I merzitshem eshte . ka lezet Grammy American me kenge boterore qe kendohen, ky I italis duket si fshat. sa per prezantusen shqiptare la nam me keto permendjet e komunizmit ku shifen te huajt si zote ka ik ajo kohe po ben 30 vite ato jane vite te haruara , aq me pak per prezantusen alketa qe eshte e re ne moshe nuk e ka perjetuar shume komunizmin . Ai monolog mu duk shume nenvlersues per shqiptaret dhe ngritja larte e Italinve si nje popull ” hyjnore ” palidhje fare , gjera te dala boje.

  6. Sanremo duhet falenderuar nese,qofte edhe vetem per nje person si kjo kukulla barbi,ia ka arritur ta zgjoje nga endrra e gjate. Njerez,tregoni pak empati,nese vertet ka dale nga jermi 30 vjecar,ja bejme hallall brockullat e recituara….

  7. O neri sanremon e shikojne te gjithe qe nuk kane shijet e shpellkareve qe kane ardhur ne tirone me kerkese te salihut,fakti qe kritika italiane e pergezoje kaq mjafton,por dhe ti nepermjet alketes let te na mbushesh mendjen qe shqiptaret nuk shohin me sanremon,por shohin stresin etj etj

  8. Amon ishalla i ka pelqy intaljonve mitralozi gojor i alketes dhe e mbajn anej te mos na shurdhoje sa her shofim klanin..

  9. nuk na plasi as per san remon as per alketen baxhellen po di gjo njeri sa osht fatura qe kan pagu nga taksat tona per ta cu atje

    1. Po ku kan pyt nonjiher delet se ku shkojn leket e taksave…as qe e kan nocionin se si funksiono llogaridhenia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *