• |
ide | kryesore

“Artisti” shqiptar kapet në Itali për trafik droge, sapo kishte mbaruar provimin

Lajme, Të fundit



Mediat italiane informojnë se në Akademinë e Artit në Brera është arrestuar 46 vjeçari shqiptar Qani Kelolli nga Berati.

Prej një viti ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare i dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për trafik droge.

I apasionuar pas artit ai ishte student i vitit të tretë në Akademinë e Breras.

U arrestua në ambientet e saj kur sapo kishte dhënë provimin e fundit para mbrojtjes së tezës.

46 vjeçari shqiptar ishte prezantuar në provim me një pasaportë të falsifikuar greke. Në momentin e arrestimit tentoi të largohej duke ushtruar dhe rezistencë fizike ndaj skuadrës policore.

Ndaj tij rëndon tashmë dhe akuza e rezistencë ndaj forcave të rendit.

Qani Kelolli është dhe autori i një libri të publikuar në Itali e për mediat italiane avokati i tij shprehet se është një njeri me kulturë që po përpiqet të rehabilitohet./ora



6 Comments

    1. hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…. jo te ardhme por e sigurt se ne zgjedhet e ardhshme vendore e kemi kryetar te bashkise berat.

  1. Edhe shkollen e artit po e bente per ta recituar me mire pjesen teatrale qe i meson ripjellja: akuzat dhe provat kunder meje jane te falsifikuara nga Shqup, video eshte e montuar, me vjen keq per PD se si eshte katandisur, etj. Kandidat ideal!

    1. Kesaj rradhe nuk jam me ty. Tentoi apo informoi nuk jane neologjizma te viteve te fundit sikurse (rrugetoi-dakordesoi-syprina-konvenoi etj etj budallalleqe)por fjale qe perdoren prej kohesh dhe pjese perberese e fjalorit te shqipes..fjala eshte latine(forma) ne fakt origjina eshte greke e vjeter (phormos- forma e bukes)..Fjala eshte e shek IV te eres sone..Nuk mund te shmangim perzierjen e fjaleve te vjetra te gjuheve antike ne fjalorin tone..Por me pelqen qe nuk the “bej me dije” sepse nuk ka sens edhe gramatikisht..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *