• |
ide | kryesore

Berisha hapur kundër Bashës: “S’duhet humbur kohë me Ramën, duhet rrëzuar me revolucion”

-Instant, Kryesore
Porti



Sali Berisha po del hapur me teza kundër qëndrimeve të pasardhësit që katapultoi në krye të partisë së tij, Lulzim Bashës. Ndërsa kreu aktual i PD, pasi e uli opozitën në tryezën e reformës zgjedhore, deklaroi se kritikat po i vinin nga revolucionarët, lideri hostorik ka folur sot pikërisht për rrëzimin e Ramës me revolucion.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Dy fytyrat e Ramës kur Basha hap frigoriferin

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se vijon t’i qëndrojë thirrjeve për revolucion, si e vetmja mënyrë, sipas tij, që do të largonte Edi Ramën nga posti i kryeministrit.

I ftuar në “Kjo Javë”, Berisha pa e cilësuar uljen në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin si harxhim kohe, u shpreh se opozita nuk duhet të humbë kohë, duke shtuar se “duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit”.

Ndërsa Basha tha pak ditë më parë se rruga radikale e kishte arritur qëllimin e saj me ndërgjegjësimin e shqiptarëvë dhe ndërkombëtarëve paraardhësi i tij pretendon të kundërtën: “Për mua opozita duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit, atë që armenët i bënë Sarkesianit, për t’i bërë atë që realizuan maqedonasit në një kohë kur vërtet ishte salduar një problem. Pra, opozita nuk duhet të humbasë kohë, por të hidhet në një betejë deri në përmbysjen përfundimtare të këtij bosi të mafias shqiptare, siç po e quajnë tani në Europë. Vetëm revolucioni është zgjidhje në këtë vend”.

Në vend që të mbështese marrëveshjet dhe paktet si ato të ngjashme me dealin okult Rama Basha në 2017 Berisha ka bërë thirrje pët shfrytëzimin e urrejtjes që është akumuluar kundër kryeministrit:”Ka një urrejtje për Edi Ramën, që ka kufi vetëm qiellin dhe kjo urrejtje duhet kapitalizuar me rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës dhe të këtij narkokabineti, ky është mendimi im”, ka thënë sot Berisha.

Natyrisht nuk pritet që ai ta atakojë nominalisht njeriun që e caktoi në mënyrë antidemokratike si pasardhës, por këtë herë qëndrimet radikale të Berishës duken më.larg se kurrë nga butësia e squllur e Bashës.

©Lapsi.al



29 Comments

  1. DOKTORI KA TE DREJT NE KETE PIKE,LULI ESHTE SHUME I BUTE ,ME AVDYLET BAJRET KAJMAKET GJUSHET ,NUK BEHET POLITIKE EUROPIANE SI LUL BASHA,NE NJE SHTET SA DO PAK NORMAL DO ISHTE LARGUAR ME KOHE EDI RAMA,POR KETA PRAP RRINE ME DHUNE NE PUSHTET,

  2. Vec te tjerave Berisha ka cilesi qe Basha as nuk i ka as nuk mund ti kete : Ai eshte
    ne rezonance me popullin dhe ka guximin per ta shprehur qartesisht dhe pa ekuivoke.
    Keto jane cilesi te lindura dhe jo te mesuara. Basha nuk eshte aspak fajtor pse nuk
    i ka keto cilesi prej lideri te lindur. Eshte e qarte se Basha eshte nje drejtues tranzitor
    dhe jo nje ” lojtar kalibri” per situaten qe po kalon opozita dhe vendi.
    Opozites i duhet nje lider guximtar, i vendosur, i pashantazhueshem , dhe vizionar.
    A do te vije ai ? Eshte si te kerkojme si te nje Messi per kombetaren.
    Ky stan kete bylmet ka.

    1. Hahahahahah lojtar kalibri thote kari. Saliu te vret po s’mendove si ai mo loqe. Eshte totalitar i se njetit kaliber me Enverin, Sadamin apo Ghaddafin.
      Kuptohet ka vrare shume me pak bashkekombas se Enveri por nuk ka njeri qe mund te thote se Saliu i ka duart e pastra.

  3. Berisha i ka parashikuar gjithmone sakte humbjet e PD-se gjate kohes se Bashes. E verteta per te gjithe ata qe kane sy eshte qe nuk do kete as zgjedhje te parakohshme, as zgjedhje te lira dhe aq me pak fitore te opozites. Basha duhet te iki sepse e ka te pamundur te ngrihet ne lartesite e sfides. Nuk bejne punet karlliqet me PR te dale boje. Duhet zemer e paster dhe prej Luani. Nuk kemi me kohe per humbes kronike e pa seder si Basha. Ky mund te jete viti i fundit kur demokracia eshte akoma ne diskutim. Po hyjme drejt diktatures se padiskutueshme. Sic e thashe, nuk kemi kohe per deshtake qe jashte realitetit. Turp per ata gjakprishur qe nuk revoltohen ne kete situate. Po vulosin fatin e zi te Shqiperise.

  4. E kisha paraljmeruar dite me pare qe salihu leshoje ne fillim lakuriqet duke sulmuar lulushin e tij pse ky u ul ne tryezen e partise me urdher nga shba,por ky katil politik salih hallin e revolucionit e ka per bythen e vet dhe te zenit izeti dhe zylfija kane folur me prova dhe shume shpejt do hapet dhe gjygji per kete katil te politikes 30 vjecare,shko salih perballu po te jeshe burre sic pretendojne lakuriqet dhe shpellkaret e tu dhe revolucionin harroje perfundimisht,lulushi me vonese por e kuptoje qe koha jote ka vdekur.

  5. Difekti themelor pse Shqiperia eshte ne kete gjendje (po ashtu edhe opozita) eshte se nisur nga koncepti
    “te gjithe vuajtes te gjithe bashkefajtor”, levizja e Dhjetorit 90 mbeti vetem levizje dhe nuk u be revolucion.
    Jo, nuk ishin te gjithe bashkevuajtes dhe te gjithe bashkefajtore. Ujku dhe qingji nuk mund te jene qe te dy
    bashkevuajtes dhe bashkefajtor. Vrasjet me gjyq e paq gjyq, torturat cnjerzore, kampet e perqendrimit,
    burgjet e tmerrshme, vrasjet ne kufi etj myxyra , te paimagjinueshme sesi nje pjese e nje populli ia ben
    pjeses tjeter, te gjitha keto qe vetem mendje diabolike dhe shpirtra sadiste mund ti bene mbi njeriun,
    kishin autor te pervetshem, me emer e mbiemer.
    Duhej nje “Nurenberg ” shqiptar dhe jo gjyqe kafeje.
    TANI ESHTE SHUME VONE PER RECVOLUCION, REVOLUCIONI E KA EMRIN IKJE.

  6. kreu AKTUAL = kreu i TANISHEM
    OPOZITEN = PAKICEN
    rruga RADIKALE = rruga ????
    DEALIN Rama -Basha= PAZARI ( MARVESHJA) Rama – Basha
    Urrejtjes se AKUMULUAR = Urrejtjes se GRUMBULLUAR , MBLDHUR…
    duhet KAPITALIZUAR urrejtja = duhet PERDORUR, SHFRYTEZUAR, urrejtja
    ATAKOJE NOMINALISHT Bashen = SULMOI PERSONALISHT Bashen.
    ANTIDEMOKRATIKE = JO DEMOKRATIKE

  7. Tani u kujtove për veprime të fuqishme doktor, tani që Basha e ka shkatërruar gati plotësisht opoziten, këtë kryetar që ti e solle në pushtet dhe që ke faj edhe ti.

    Nëse do t’i futesh, puna e parë, shkarko Bashen, mblidh edhe njëherë ish antaret e PD, kërkoi falje qe i perzure, dhe bashko opozitën, sëbashku me LSI, se për mua ata (LSI) janë opozita me e fuqishme deri tani, (megjithse edhe ata të korruptuar janë, po kush ka ngelur??!!).

    Premtoi njerëzve që të gjithë ata që janë përfshirë në krim dhe korrupsion masiv do dënohen.

    Jam i vetëdijshëm që këto që po them, në këtë kohë janë qiqrra ne hell, po gjithmonë shpresoj.

  8. Sala si komunist i devotshem, vazhdon te udhehiqet nga mesimet marksiste leniniste per marjen e pushtetit me dhune. Me qe e kam pasion historine une do i rekomandoja PD te ndjekin rrugen e Fidel Kastros dhe te Çes. Eshte rruga me e sigurte e me e shpejte per te mare pushtetin. Rroft rrumpalla me Salen kryerrumpalla!

  9. Se kush je Ti ne e dime shume mire, se kush Edi dhe kete e dime shume mire. Dime gjithashtu qe me Lulin Edi Rama eshte ne perjetsi Kryeminister. Mos bej si komentuesit e Lapsit derr derr se Lulit nuk i vjen ansje mbrapa. Hapi i pare eshte ikja e Lulit pastaj e Edit.

  10. Doktorri i karit. Akoma nuk ka vdek ky haleja. Vend i haleve.
    Shyqyr qe njerui nuk jeton 600 vjet. E mira do ishte te jetonte 40, se nuk do kishte kohe te bente mynxyra.

    1. Alejsandrit te madh i mjaftuan 30 vjet per te pushtuar boten.
      Basha nuk don t’ja marri-rrembeje pushtetin rames, ai jep alternativen e tij, shqiptaret dhe jo krimi duhet te zgjedhin, nuk ju pelqen basha, votoni masivisht-mjaftueshem ramen dhe ate mbas 8vjet opozite e fluturojne nga penxheria-dritarja.
      Berisha jo se eshte perfekt-i persosur , por per mua dhe shume te tjere, nga keta edhe intelektuale-te shkolluar, mbetet njesh, nano-rama jane hic.

  11. Doktori ka nevoje per nje kolege te shendetit mendor,ka ikur per lesh fare.Ka djege disa here Shqiperine ne te kaluaren per pushtet dhe sot i krrusur dhe i shterrur edhe ne mendje mendon se sahqiptaret mund ti mashtroje perseri.Ore mjaft e mbajte peng kete vend. edhe Basha i ka kuptuar marreyite tua,

  12. Basha ne opozit mund tè themi pa medyshje grumbullimet me tè medhenje tè opozitarizmit ne 30 vjet 1 Basha e mori nje PD tè lodhur nga qeverisja me nje lufet tè fort ka imponuar disa ligje qe disa deputet kan len mandatin .me

  13. Salih karaxhic berisha koha e neokomunistit te fundit ne euro lindore mori fund ne 2013 me vote popullore,por salihu duke ditur se cfare i ka bere ketij populli te vuajtur po mundohet qe te shkoje te revolucioni qe e ka te skalitur ne koke,ka nje vit qe ka leshuar skifteret pastaj shpellkaret dhe ne fund lakuriqet kinez per nje revolucion imagjinar te salihut,sot salihu nuk ka me as bythe per ta hequr lulushin sepse eshte i zgjedhuri per te bere opozitet nga te tjeret ne be dhe shba,lulushin nuk e duan se nuk u zgjodh me vote te lire,por as nuk e heqin dot ashtu si kerkon debatikasi Neri.

  14. Në gazetën pro qeveritare Sot, lexova një “lajm” me titullin “Ish deputeti i PD Kosova, del kundër Bashës që kërkon rrëzimin e Ramës me revolucion” ??????
    Sapo e kisha dëgjuar intervistën e z. Halim Kosova në Zërin e Amerikës, ku ai as e përmëndi fare Bashën që të ketë bërë thirrje për revolucion.
    Pra një lajm flagrant fake news.
    Pak a shumë edhe ky lajmi se Berisha paskej bërë thirrje për “revolucion”, duke ju kundërvënë Bashës, më duket abuziv, ashtu siç është abuzive që të thuash se Berisha e paskej prurë Bashën në krye të PD, “në mënyrë jo demokratike”.
    Dihet që Berisha bëri po të njejtën marëveshje kompromisi me Ramën në vitin 2008 për ndryshimet kushtetuese, siç bëri edhe Basha marëveshjen aq shumë të përfolur me Ramën për zgjedhjet e vitit 2017.
    Pra është fakt se që të tre këta liderë, si Berisha, Rama e Basha, në kushte specifike politike , janë detyruar që të bëjne marveshje me konsensus.
    Ndërkaq përse injorohet fakti që Berisha ka pothuajse 7 vite që është tërhequr nga nga kryesimi i PD dhe është Basha që ka pasur kontakte të vazhdueshme me Partitë popullore europiane, ku PD është antare e saj ?
    Përse injorohet fakti se edhe Basha në fjalimet e tij në protestat e fuqishme, kur disa “ndërkombëtarë” mbështesnin Ramën, pat bërë thirrje të hapura për radikalizimin e protestës ?
    Përse injorohen 9 kushtet që ka vënë Bundestagu gjerman për Shqipërinë ?
    Nga 9 kushtet, PD e Basha pranuan vetëm njerin , futjen në bisedime për reformën zgjedhore, duke këmbëngulur njëkohësisht që qeveria të plotësojë 8 kushtet e tjera që i përkasin asaj.
    Gabimi i Bashës e partive të opozitës nuk ishte në fakt dorzimi i mandateve, ashtu siç është përfolur.
    Gabimi ishte që para këtij akti në sejcilën parti opozitare të mblidheshin të gjithë ata që kishin qenë pjese e listave, e të dilej me vendimin se kush hyn në kuvend fshehurazi si burracak, do të përjashtohej automatikisht nga partia., Duke mos qenë antarë të partive opozitare, edhe PS nuk do të kishte guximin ti quante dezertorët si deputetë “legjitimë”.
    Ishin dezertorët ata që e shpëtuan Ramën e jo Basha siç e komenton Lapsi.
    Nëse Kuvendi do të ngelej vetëm me deputetët e PS, ai do të paralizohej e Rama do të ishte i detyruar të jepte dorheqjen.

  15. Berisha , insisto ndrrimin e sistemit zgjedhor qe ti dhe palloshi i Anetes e gatuat me duart tuaja te qelbura , ky eshte revolucioni qe duhet .

  16. Edi Drama eshte pjella jote e ramiz qurres dhe komunism mavrise. Zullum mbas zullumi ka shku kjo pune fal hajduteve politikane. E tash Shqiperia po dezertohet e si rruhet kujt per te. E nese rastesisht plas lufte neser nuk gjen nje Shqiptar te shtije pushk per te shkreten memedhe se nuk i plas e rruhet askujt perasgje ne ate vend. Socializmi dhe Neo socializmi sotem ja ndriten faqen Shqiperise jo vetem atje por edhe ne bote.

  17. Lapsi i cilitdo, do të bënte mirë që të bënte krahasimin midis kryetares së Partisë Popullore në pushtet që pritej ti zinte vendin edhe kancelares Merkel, me kryeministrin socialist shqiptar Rama.
    Nuk kemi dëgjuar për asnjë vend demokratik që ndonjë media të bëjë thirrje për dorheqjen e liderit të opozitës, por vetëm të ndonjë kryeministri apo presidenti.
    Liderja e partisë së djathtë gjermane në pushtet CDU, dha dorheqje vetëm se në një land të këtij vendi, eksponentë të partisë së djathtë ekstreme, kishin përkrahur një kandidat të partisë së saj.
    Ata farë deputetësh të partive “opozitare” , a nuk ishin produkt i “Rilindjes” së Ramës ?
    Veç tyre, sa deputetë, ministra e kryetarë bashkie me të kaluar kriminale ka përzgjedhur Rama , e le të më përmendë Lapsi qoftë edhe një emër të PD me të kaluar kriminale.
    Dy partitë e djathta gjermane në pushtet. CDU e CSU , jo vetëm kanë bërë marëveshje me Partinë e majtë Social demokrate, por edhe qeverisin aktualisht bashkë në koalicion
    Por rilindja e krimit diktatorial të Ramës nuk është as parti e majtë e as parti social demokrate e modelit europian, por atij aziatik.
    Padyshim se sëmundja më e rëndë për Shqipërinë, ishte kanceri “majtist” i modelit të diktaturës më të egër komuniste, modelit stalinist.
    Pa u bërë një pastrim i plotë i tumoreve kanceroze të diktaturës enveriste, është utopi që të pretendosh të ndërtohet në Shqipëri një sistem demokratik i mirëfilltë perëndimor.
    Nuk janë hequr pra akoma tumoret kanceroze të diktaturës enveriste, e le më pastaj të fillojë pastrimi i metastazave që janë përhapur në një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare, nga të cilat të imunizuar nuk janë edhe elementë të dyshimtë të së djathtës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *