• |
ide | kryesore

Conte ndryshon taktikë për të befasuar Milan: Eriksen përpara me Lukakun

Sport



Conte mediton ndryshimin surprizë: Eriksen sulmuesi i dytë në mbështetje të Lukaku, me një mesfushë ku Sensi, Brozovic e Barella do të japin kontributin e tyre. Mungesa e Lautaro (i skualifikuar) e rikuperimi plotësisht i Sensi, pas shqetësimeve në pulpë javën e kaluar, mund të bëhen vendimtare për një ndryshim taktik, për të garantuar kualitet në qarkullim të topit e për ti hequr pika referimi lojtarëve të Milan. Duhet thënë që në një 3-5-1-1 të ndërtuar në këtë formë, ai që duhet ta paguaj është Sanchez, që do të akomodohet në pankinë. Por nëse për momentin bëhet fjalë vetëm për një hipotezë: mbetet në këmbë edhe mundësia e një 3-5-2 “tradicional” ku në krah të Lukaku mund të rreshtohet kileni, me një mesfushë ku Eriksen është i avantazhuar ndaj Sensi e Vecino për ta nisur titullar, me të paprekshmit Brozovic e Barella. Dy hipoteza taktike në balotazh, me ndjesinë që nesër në San Siro mund të aplikohen të dyja gjatë 90 minutave.

Young e Candreva në krahë (italiani është i favorizuar ndaj Moses), ndërsa D’Ambrosio është më lart në kuota se Godin (Skriniar e De Vrij nuk janë në diskutim), lënë në dilemë vetëm punën e portierit. Handanovic edhe dje nuk është stërvitur mes shtyllave e ndoshta Conte nuk do ta rrezikojë. Slloveni ka tashmë një mbrojtëse për frajturën në gisht, por ajo duhet provuar në fushë. Kapiteni dëshiron të jetë, por stafi mjekësor po tregohet i kujdesshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *