• |
ide | kryesore

“Koha dhe alibitë mbaruan për Romën”: konfrontimi në Trigoria ka këtë mesazh

Sport



Të shihen në sy, të sqarohen e të tentojnë të ringrihen menjëherë. Kjo është idea e vetme që kanë në Romë, pas rrëzimit në Olimpico kundër Bologna. Dita-pas ka nisur herët në Trigoria, që në orën 8 të mëngjesit: Fonseca e lojtarët janë përballur me njëri-tjetrintë nesërmen e humbjes më tepër në një konfrontim të gjatë se stërvitje, për të dërguar një sinjal edhe ambjentit që ka nisur të ziejë. Sepse 2020 deri tani ka qenë shkatërrimtare e kriza tashmë është e konfirmuar: humbja e pestë në tetë ndeshje (përfshirë Kupën), 16 gola të pësuar, një klasifikim kampionati që ende reziston, por që po rrezikon seriozisht objektivin Champions, me Atalanta, kundërshtari i ardhshëm, gati të shkëputet.

E kështu, një paradite sqarimi përpara seancës stërvitore, sepse shumë më tepër se në fizik, skuadra ka nevojë të kurohet në mendje. Është i bindur i pari Fonseca: përgjegjës ashtu si lojtarët, sepse nga ai 2-0 i pësuar në shtëpi kundër Torinos dicka është thyer dhe përfaqësimi në derbi kundër Lazio u fshi menjëherë nga humbja e dyfishtë ndaj Sassuolo e Bologna. Klubi ka hedhur poshtë cdo hipotezë për grumbullim,. por koha dhe alibitë kanë mbaruar: ky është mesazhi që i ka ardhur skuadrës nga drejtuesit verdhekuq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *