• |
ide | kryesore

Marco Masini sulm Ronaldos: “Duhet të dhuronte fanellën e Portugalisë”

Sport



Marco Masini, këngëtari i famshëm italian, është pozicionuar kundër veprimit të Cristiano Ronaldo në skenën e Teatrit Ariston në Sanremo. Këngëtarit nuk i pëlqeu dhurata e dhënë nga sulmuesi portugez për drejtuesin e Festivalit, Amadeus: një fanellë e Juventusit. Dhe si një tifoz i Fiorentinës, Masini nuk i ka kursyer ato që kishte për të thënë.

Këngëtari i mirënjohur i tha La Nazione: “Unë do të kisha qenë më delikat se Ronaldo, në vend të fanellës së Juventusit do të kisha dhënë atë të Portugalisë. Besimi im i futbollit nuk ka asnjë lidhje me këtë që po them, të gjithë e dinë që unë mbështes Fiorentinën. Megjithatë, madhështia e Juventus, gjithashtu varet nga vendi ynë, pasi nuk lejon që qytetet e tjera të ndërtojnë një industri futbolli të ngjashme me atë të Juventusit, për shembull me ndërtimin e impianteve të reja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *