• |
ide | kryesore

“Një dordolec që mendonte se ishte dikushi” tifozët e Liverpool nuk harrojnë Balotellin

Sport



Ende nuk ka mbushur 30 vjec, por Mario Balotelli hedh sytë nga e kaluara. E mes shumë deklaratave të dhëna këto ditë në Corriere dello Sport, spikat ajo për atë që, me shumë mundësi, është eksperienca e tij më e keqe: Liverpool. Kur Reds e blenë nga Milan për rreth 20 milionë euro, Balotelli vinte nga një sezon e gjysëm me numra pozitivë. Në Anfield, gjërat shkuan ndryshe. Sulmuesi shpjegoi se nuk ndihej mirë me Brandon Rodgers e se topi dukej sikur nuk donte të hynte në portë në ato kohë. Rezultati, 28 prezenca e vetëm 4 gola, vetëm një në Premier League. Por në Liverpool nuk janë dakord me sulmuesin.

Frazat e italianit i kanë tërbuar tifozët e Reds, që prej vitesh e konsiderojnë Balotelli një nga blerjet më të këqija të historisë së klubit. E kështu në rrjetet sociale ka nisur menjëherë ofensiva e kuqe kundër italianit me komente aspak të dashur: “Është një mënyrë e gjatë dhe e tërthortë për të thënë se ‘Problemi ishte se isha një dordolec që mendonte se ishte dikushi’”.

Dikush tjetër fokusohet tek pagesa e Balotelli me Liverpool, rreth 4 milionë stërlina. E bëhen llogaritë sa ka kushtuar ta shihje cdo 7 ditë: “80 mijë stërlina në javë. Më gjakoset zemra”.

Për të tjerë gjykimi është absolutisht përcaktues: “Lojtari më i keq që ka veshur ndonjëherë fanellën tonë. Problematik, pa etikë pune. Sjelljet e tij kanë qenë problem gjatë gjithë karrierës së tij”.

Për të gjetur një koment jo ofensiv është vështirë, sepse edhe e fundit është e mirë vetëm për Liverpool. Pas eksperiencës së Rodgers, Reds i besuan Klopp e rezultatet ndryshuan. Aq sa dikush, duke menduar për Balotelli, shpjegon “nuk arrij ta besoj që po flasim për të njëjtën periudhë jete”. E me shumë mundësi edhe SuperMario.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *