• |
ide | kryesore

Video/ Bylis barazon në Korçë me polemika: Dovedan mendon largimin

F1, Sport, Video



Nuk shkon asgjë mirë për Bylis, që vazhdojnë dënohen me episode arbitrale, në të gjithë ndeshjet e 2020, ose të paktën kështu mendojnë: barazim 1-1 në Korcë përballë Skënderbeut. E këtë herë penalltia e Shahinit në rrëzimin e Bregut e bëri presidentin Kapllanaj, ti rikthehej idesë për të tërhequr skuadrën nga fusha, ide që për të mirën e futbollit nuk ndodhi.

Rikthimi i Dovedan në pankinë, pas skualifikimit nxiti dëshirën për fitore, që mungon që nga dhjetori i vitit të kaluar. Bylis dominoi 20 minutat e para, duke trembur Kolicin. Dy skuadrat u përballën hapur, duke i kushtuar shumë impenjim sulmeve, por jo saktësisë, ndërsa merita i duhet dhënë edhe portierëve, vendimtar kur u thirrën në cështje, me Hidin që i mbajti në lojë të tijtë 16 minuta nga fundi i pjesës së parë, në goditjen e Taipit.

Në vështirësi Bylis, sidomos në inisiativat e Bregut, tepër teknik dhe impenjativ në krahë. Vlonjati i Skënderbeut mundësinë më të mirë e pati në të 67′ kur i vetëm përballë portierit goditi jashtë, por vlonjati fitoi penalltinw njw minutw mw pas. Shahini pa rrëzimin e Bregut si 11 metërsh, duke tërbuar ballshiotët, protetsta e të cilëve nuk e penguan Ditën të shënojë avantazhin në minutën e 70. Thirrja për tërheqje nga fusha nga drejtuesit e klubit, nuk e shpërqendroi Bylis, barazoi në minutën e 86′ kur Gaston hesht stadiumin e Korcës me një goditje brenda zonës, që vendosi barazimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *