• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi rikthehet i pari: Duro thyen Laçin, ndërsa Shkurtaj e Nwabueze ndahen barazim

F1, Sport, Video



Kukësi shtrin serinë e fitoreve në 9 ndeshje, praktikisht një fazë lojë, duke mposhtur edhe kundërshtarin e fundit i cili i kishte shkaktuar disfatë në kampionat. Skuadra e Shpëtim Duros Kukësi ka marrë një rezultat tepër të rëndësishëm, duke mundur Laçin me përmbysje, me rezultatin 3-1 e duke u kthyer kështu në vendin e parë të renditjes, një pikë mbi Tiranën. “E kemi kaluar me qetësi. Tirana bën detyrën e vet dhe ne tonën. Kampionati është i gjatë dhe duhet të fitojmë ndeshjet” komentoi Duro.

Një sfidë e humbur për Lacin, por një barazim i mbajtur nga Nwabuezes në luftën për Këpucën e Artë me Shkurtaj: të dy nga një gol në Elbasan Arena. Amerikani shënoi në minutën e 36-të, ndërsa për tre minuta Abazaj vendosi barazpeshën. Shkurtaj shënoi me rifillimin e lojës, duke kryer përmbysjen, ndërsa Ethemi vendosi sigurinë me golin e minutës së 79. Kukësi ngjitet sërish në vendin e parë, me 41 pikë, ndërsa Laçi mbetet në vendin e tretë me 32 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *