• |
ide | kryesore

Abidal trondit tifozët e Barcelonës: “Shpresoj që Messi të qendrojë”

Sport



Eric Abidal frikëson tifozët e Barcelonës dhe ndez merkaton me deklaratat e tij. “Qendrimi i Leo Messi në Barcelonë? Duhet pyetur ai, shpresojmë të qendrojë: ka thënë se Barca është gjithcka të, që do të qendrojë këtu – ka deklaruar për Mundo Deportivo sekretari sportiv blaugrana -. Janë kushtet. Po flasim për lojtarin më të mirë në botë e nuk është kurrë e lehtë të rinovosh kontratën me një lojtar të tillë”.

Abidal kthehet të flasë pak ditë nga përplasja me argjentinasin mbi shkarkimin e Valverde, që pastaj u përmbyll me paqe. Francezi ka folur mbi hipotezën e një rikthimi të Neymar në Camp Nou e një ylli në rritje si Ansu Fati. “Të planifikosh nuk është kaq e thjeshtë. Mund të dëshirojmë të kemi lojtarët më të mirë, por nuk mund të bëjmë gabime në rritjen e tanëve – ka shpjeguar Abidal -. Nga koha kur Ansu hyri në skuadrën e parë ka dhënë një kontribut në rritje. Në ndeshjen e fundit ka treguar gjithë talentin e tij: është një lojtar që mund të mbulojë gjithë frontin e sulmit e meriton gjithë konsideratën tonë. Mendoj që duhet të qendrojë me në shumë shumë vjet, nuk mund të gabojmë me të”.

Pastaj ndonjë batutë mbi objektivat sezonale të blaugrana e dëshirën për të vënë duart mbi Champions League. “E dimë që sfida është e vështirë, por jo e pamundur – ka nënvizuar -. Duhet gjithnjë të mbajmë parasysh se duam të konfirmohemi për titullin e kampionit në Spanjë”. “Ti marrim me radhë objektivat, por mendoj se Champions duhet të kthehet në shtëpi – ka vazhduar -. Rivalët më të fortë? Për mua rivali i vetëm i Barca është Barca”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *