• |
ide | kryesore

Cilët janë shqiptarët e rrezikshëm që u arrestuan një ditë më parë në Greqi

Lajme, Të fundit



Polica greke ka shkatërruar një organizate kriminale në një operacion të zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Korinthit. Sipas burimeve të Top Channel, grabitësit survejoheshin prej disa ditësh prej agjentëve të policisë, ndërsa operacioni për shkatërrimin e organizatës, e cila konsiderohet si një ndër më të rrezikshmet e kapura ndonjëherë në vend, nisi në zonën e Kalamatës dhe u konkretizua në zonën e Korinthit,ku anëtaret e bandës u përleshën me armë me policët e anti-krimit grek.

Prej përballjes se armatosur,mbetën të plagosur dy shtetas shqiptarë, ndërsa i treti u arrestua mbas disa minuta ndjekje në kodrat e zonës Akro Korinthit. Gjatë operacionit u arrestuan: Eljon Deraj, Andrea Caushaj dhe Amarildo Caushaj ndërsa në kërkim janë Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj. Në automjetin e tyre u gjetën armë kallashnikov dhe pistoletë, si dhe mjete që përdoreshin për tu maskuar, kapuçë dhe paruke. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe thika, leva, gërshërë për të prerë metale etj.

Ndërkohë sot në zonën e Prevezës u arrestuan edhe një çift tjetër nga Shqipëria të cilët dyshohet se merrnin makina me qira të cilat më pas përdoreshin në grabitjen e grupit shqiptarë. Policia greke thotë se banda kishte kryer disa grabitje bankash dhe dhjetëra vjedhje me thyerje te dyqaneve dhe magazinave ne zonën e Peloponezit dhe Epirit.

Metodat e përdorura prej tyre konsiderohen si tepër të ashpra. Ata kërcënonin dhe trembnin viktimat e tyre,dhe janë përgjegjës për disa grabitje te dhunshme me pasoje plagosjen e viktimave. Policia greke vazhdon operacionin për gjetjen e dy të arratisurve,madje ka vënë ne dispozicion edhe helikopterë me kamera termike. Fotot e tyre u janë shpërndarë të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë, ndërsa police me veshje civile patrullojnë në zonën e Korinthit për të bërë të mundur arrestimin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *