• |
ide | kryesore

Inter ka siguruar Vidal, e zbulon Zamorano: “Kam informacione të sigurta”

Sport



Të gjithë tifozët e Inter janë të përqendruar në derbin e kësaj mbrëmje e mbi mundësinë për të arritur Juventus në krye të klasifikimit, por sic dihet merkato nuk ndalon kurrë e nga Kili vjen një lajm sensacional që ndez ambjentin zikaltër: Arturo Vidal është lojtar i Inter në verën e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur Ivan Zamorano, bashkëkombas i mesfushorit të Barcelonës e ish-sulmues interist, gjatë një interviste për mikrofonët e Radio Cooperativa: “Mbi këtë cështje kam informacione të privilegjuara e të sigurta”.

Kileni ish-Juve ka qenë shumë pranë zikaltërve në merkaton e fundit të janarit dhe Antonio Conte nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin e tij për Vidal. Sipas Zamorano mbërritja e tij në Milano është vetëm cështje muajsh: “Nëse Sanchez do të qendrojë tek Inter në sezonin e ardhshëm do të ketë mundësinë të luajë me një tjetër kilen që, me sa di unë, do të mbërrijë në Milano, Arturo Vidal”.

“E mbi këtë cështje kam edhe informacione të privilegjuara, të sigurta – ka shtuar ish-sulmuesi – E dimë të gjithë sa vlerë ka Arturo Vidal për Conte, në qershor sforco e klubit do të jetë padyshim më e madhe e interistët duhet të jenë shumë të lumtur që do të kenë Arturo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *