• |
ide | kryesore

‘Kiara’ ndalon Manchester City të luajë: në Gjermani e Hollandë të tjera ndeshje të shtyra

Sport



Koha e keqe që godet Europën ul futbollin në gjunjë. Sfida e Premier League mes Manchester City e West Ham është shtyrë për shkak të stuhisë Kiara: vendimi është marrë në “interes të tifozëve e personelit të sigurisë”. Nuk është komunikuar për momentin data e rikuperimit. Është shtyrë ndërkohë edhe ndeshja e Bundesliga mes Borussia Moenchengladbach e Koln për shkak të kërcënimit nga stuhia Sabine. Nëpërmjet një njoftimi nga Koln thuhet se siguria e tifozëve në stadium nuk ishte e garantuar dhe për këtë arsye u vendos shtyrja e ndeshjes.

Federata hollandeze ka anulluar të gjitha ndeshjet e Eredivisie në program për tu luajtur të dielën, për shkak të erërave të forta që priten, duke shpjeguar se “siguria e tifozëve e lojtarëve nuk mund të garantohet”. Tre skuadrat e para në klasifikim, Ajax, AZ Alkmaar e Feyenoord, duhet të luanin pikërisht sot. Nuk ka për momentin datë të lajmëruar për rikuperimin e javës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *