• |
ide | kryesore

Lazio po zbulon Jony: spanjolli po i jep të drejtë Igli Tares

Sport



Lulic mungon në Parma, Jony merr krahun e majtë. Kapiteni i Lazio është duke u rekuperuar nga një problem i këmbës, pas përplasjes në ndeshjen e prapambetur të së mërkurës ndaj Veronës, ai tashmë ka kaluar disa kontrolle mjekësore në Paideia, por nuk është i disponueshëm për ndeshjen e Parmës. Prania e tij në ndeshjen kundër Interit, në javën e ardhshme, është në rrezik të madh, por duhet bërë kujdes që dëshira e lojtarit për të rifituar menjëherë vendin e tij, të mos sjellë përshpejtim të kthimit në fushë e si rrjedhojë një dëmtim të ri.

Në mungesë të boshnjakut do të jetë radha e Jony sot. E treta nga fillimi për spanjollin që, nga fillimi i sezonit, ka koleksionuar vetëm 19 ndeshje duke përfshirë gjashtë në fazën e grupeve të Europa League dhe dy në Kupën e Italisë. Njëmbëdhjetë janë ato që kanë të bëjnë me kampionatin, për gjithsej 346 minuta. Në fakt, është sikur të kishte luajtur më pak se katër ndeshje, vetëm dy herë është rikthyer në formacionin fillestar. E para ishte katastrofike në “San Siro” ndaj Interit, kur la shumë centimetra në duelin me D’Ambrozion, vendimtar në rastin e golit.

Jony në fakt duhet vlerësuar për forcën mentale: nuk u thye, nuk u tërhoq, duke treguar karakter dhe vullnet. Ai ishte që në fillim kundër Sampdorias në “Olimpico” dhe sot, pasi u aktivizua në ndeshjen kundër Veronës, Inzaghi do ta testojë përparimin e tij në “Tardini”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *