• |
ide | kryesore

Milan përgatit ardhjen e Thiago Silva: menaxheri i brazilianit lë të hapur mundësinë

Sport



Pas Zlatan Ibrahimovic, tifozët kuqezinj ëndërrojnë rikthimin tek Milan të një tjetër ish-lojtari të madh: Thiago Silva, që në 2012 u largua nga Milano për tu transferuar tek Psg pikërisht në shoqërinë e sulmuesit suedez. Gati 8 vjet më pas, Zlatan u kthye “në shtëpi” e tani rasti mund ti vijë edhe mbrojtësit brazilian, që shkon në skadencë kontrate me parisienët në qershor.

Ai që e ka hapur këtë hipotezë ka qenë menaxheri i lojtarit Paulo Tonietto, që në një intervistë ekskluzive me Milancafe24 ka folur mbi të ardhmen e mundshme milaniste të të asistuarit të tij, duke lënë të hapur cdo mundësi: “Thiago ka një dashuri të madhe për Milan por asgjë nuk është vendosur ende për të ardhmen e tij. Cdo gjë është e mundur” ka përfunduar menaxheri i lojtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *