• |
ide | kryesore

Video/ Napoli dërrmohet në shtëpi: Sassuolo vazhdon momentin super

Sport, Video



Pas humbjes së Juventus, një tjetër skuadër e madhe rrëzohet, madje në shtëpi. Napoli nuk ka paqe, edhe pse u duk se pikërisht suksesi ndaj bardhezinjve dy javë më parë do ti sillte ndryshim kursi skuadrës së Gattuso. Të kaltrit janë mundur 2-3 nga Lecce, ndërsa Sassuolo vazhdon ti afrohet sigurisë së qendrimit në Serie A, me suksesin ndaj Spal.

Napoli nuk është shëruar ende e pas fitoreve me Juve, Lazio e Samp humbet keq në shtëpi kundër një Lecce super cinike. Vendosën një dygolësh i Lapadula e një kryevepër e Mancosu. Të kotë golat e Milik, të cilit iu mohua një penallti me rezultatin 1-2, e Callejon.

Në ndeshjet e tjera, Sassuolo ka goditur në transfertë me Spal: Berisha nuk ka mundur të ndalë dot humbjen 1-2 të të tijve, vendosur nga Boga në minutën e fundit të ndeshjes. Avantazhi i Bonifazi krijoi idenë se Spal mund të merrte maksimumin nga kjo ndeshje, por një 11 metërsh ktheu jeshilzinjtë në lojë, me Caputo që barazoi në minutën e 65, përpara se triumfi të vinte në fundin e ndeshjes.

Sukses edhe për Genoa, që ka mundur minimalisht Cagliari me golin e shënuar në minutën e 43 nga Pandev e që mbeti në fuqi deri në fund të takimit. Ndahen ndërkohë në barazim 1-1 Brescia e Udinese. Gjithcka u vendos në 10 minutat e fundit të takimit me Bisoli që iluzionoi vendasit dhe De Paul që i zhgënjeu të gjithë në Rigamonti në minutat shtesë.

SERIE A

SPAL 1 – 2 Sassuolo
Brescia 1 – 1 Udinese
Genoa 1 – 0 Cagliari
Napoli 2 – 3 Lecce



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *