• |
ide | kryesore

Princ Harry, prej vitesh në një psikolog për traumën e vdekjes së të ëmës

Paparazzi, Slider



Princ Harry dhe Meghan Markle dolën për herë të parë në publik që prej largimit të bujshëm nga jeta mbretërore. Harry zbuloi se prej shtatë vitesh ndiqet nga një psikolog për të kaluar vdekjen e nënës së tij, Princeshë Dianas.

Në një samit investimesh të JP Morgan në Miami, Harry foli haptazi për shëndetin e tij mendor dhe vendimin për t’u larguar nga familja mbretërore. Një burim tha për Daily Mail, “Harry i tregoi publikut se filloi të ndiqej nga një psikolog në moshën 28-vjeçare prej traumës që i kishte shkaktur vdekja e të ëmës.” “Tha se si mbretëror, ndihej si në kafaz,” tha njê burim.

Ndërkohë një tjetër burim tha për Page Six: “Harry foli edhe për largimin dhe tha se kishte qenë shumë e vështirë për ta. sidoqoftë, nuk pendohet sepse do të mbrojë familjen. Nuk do që Meghan dhe Archie të vuajnë si vuajti ai kur ishte fëmijë.” Meghan dhe Harry shkuan në Miami me avion personal dhe qëndruan në shtëpinë e Serena williams, shoqe e ngushtë e Meghan. Besohet se ky event është i pari nga shumë që do t’i sigurojë çiftit të ardhura financiare. Ekspertët mendojnë se janë paguar rreth 500 mijë dollarë me gjithë shpenzimet e mbuluara. Ekspertë të marrëdhënieve me publikun hamendësojnë se Meghan mund të fitojë 100 milonë dollarë vetëm këtë vit. Shumë shpejt, Harry dhe Meghan do të jenë folësit më të rëndësishëm të tregut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *