• |
ide | kryesore

Rindërtimi i Juventus nis nga Dybala, Paratici: “Kemi lënë një fjalë”

Sport



“Dybala është një lojtar vendimtar, është numri 10 i Juventus, e dimë vlerën që ka dhe cfarë përfaqëson për ne, kështu që sigurisht në muajt e ardhshëm do të flasim me të. Kemi bërë një diskutim të vogël para janarit, që do ta vazhdojmë në muajt e ardhshëm”. Disfata në Bentegodi, kundër Veronës, ka bërë që Juventus të kthejë shikimin tashmë nga rregullimet që duhet ti bëjë një skuadre, që nuk duket në nivelin e Cristiano Ronaldo e kështu ka nevojë për sakrifica. Një prej tyre nuk është Paolo Dybala, të paktën duke dëgjuar fjalët e drejtorit sportiv të Juventus Fabio Paratici, që konfirmon se klubi është në punë për rinovimin me Joya.

Kontrata e sulmuesit argjentinas përfundon në 30 qershor 2022. Një datë ende larg, por jo mjaftueshëm nëse flasim për një lojtar që në këtë sezon po shkëlqen dhe është bërë i domosdoshëm për lojën e bardhezinjve, pasi ishte në merkato verën e kaluar. Kanë kaluar vetëm pak muaj që atëherë e megjithatë duken vite dritë larg. E kështu flitet për një rinovim të akordit nga 2022 në 2025, me rritjen e ndjeshme të pagesës, me Dybala që ka kërkuar 10 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *