• |
ide | kryesore

Tymoste kanabis: futbollisti skocez skualifikohet dy vjet

Sport



Mesfushori Conner Duthie është skualifikuar për 2 vjet për përdorimin e kanabis. Futbollisti skocez është gjetur pozitiv në një kontroll antidoping e duhet të qendrojë jashtë gjatë.

23 vjecari që luan për Stenhousemuir, klub i divizionit të dytë në Skoci, është skualifikuar për dy vjet, sepse dështoi në testin e bërë në 16 mars 2019. Lajmin e ka bërë të ditur Edinburg Evening Neës që shpjegon se në kampinin e urinës së lojtarit janë gjetur gjurmë kanabis.

Përdorimi i një substance të tillë nuk është e ndaluar jashtë kompeticioneve, por lojtari gjendej në mes të sezonit e, kështu, nuk mund ta përdorte. Sipas Pat Myhill, përfaqësues i Agjensisë antidoping, kanabisi është i ndaluar gjatë kampionatit sepse mund të ketë efekte, më shumë psiqike, përvec se fiziologjike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *