• |
ide | kryesore

A ka ndikuar Rama për ta çuar në Sanremo, flet Alketa: Njoh gruan e tij

Paparazzi



Gjatë intervistës për emisionin “Opinion”, prezantuesja Alekta Vejsiu ka tentuar të sqarojë kritikat që iu bënë pas performancës së saj në Sanremo. E pyetur nëse ka ndikuar Edi Rama që ajo të arrinte këtë ëndërr të saj, ajo e mohoi kategorikisht.

“Edi Rama dhe gjithë ish-kryeministrat do kishin bërë shumë mirë sikur t’ua kishin lehtësuar pak rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi që të afirmoheshin më shpejt… Ata se kanë as në axhendë që ne të gjejmë rrugët tona… më ka ndihmuar vetëm talenti im sepse talenti e gjen gjithmonë rrugën.

Më ka ndihmuar Rama me ndonjë telefonatë? Absolutisht, zero, zero. Ku është kamera? Zero. Edi Rama do bëjë punën që duhet të bëjë për Shqipërinë, por jo ëndrrat e Alketa Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh e nuk kam çfarë të pretendoj asgjë nga Edi Rama unë.

Marrëdhëniet e mia me Ramën? Atë që ke dhe ti. Jam një gazetare, njeri i televizionit, nëse do ta ftoj në studio do ta trajtoj absolutisht si një nga njerëzit që ka bërë histori… me thënë të drejtën kam mike gruan e Edi Ramës dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon. E kam patur përpara se të njoh Edi Ramën” – tha Alketa. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *