• |
ide | kryesore

Arian Çani: Gjuta me armë te PS për të vrarë Ramën? Skenar i përgatitur

Lajme, Të fundit



Gazetari Arian Çani thotë se janë qesharake të gjitha insinuatat për një atentat ndaj kryeministrit Rama pas arrestimit të Vladimir Gjutës pranë PS-së në orët e para të mëngjesit të së hënës. Çani thotë se dy janë mundësitë, ose Gjuta nuk ka lidhje me PS-në dhe u ndodh në vendin e gabuar në momentin e gabuar, ose ky është një skenar i përgatitur për të ngritur “legjendën” se kryeministri është në rrezik.

“A mund të spekuloj pak? Nuk e njoh shumë ngjarjen sepse policia nuk na ka dhënë detaje, por nga ato që dimë unë mund të bëj vetëm spekulim. E para, një njeri që shkon të vrasë apo të bë një atentat nuk merr 120 mijë euro me vete. Apo jo? Dimë që ai ka pasur një shumë të madhe parash. Mund të jetë edhe kjo që thuhet se aty ka nga këta që këmbejnë para rreth PS-së.

E dyta që mund të them është se në këtë kohën që po jetojmë me OFL, etj na duhet që edhe ta forcojmë pak skenarin. Duhet fuqizuar kulti i Ramës që po bën gjithë këtë luftë me krimin. Ndaj mund të ketë qenë që dikush mund t’i ketë thënë personit në fjalë “ lk kalo pak nga PS” se na duhesh. Dhe pastaj e kanë arrestuar” – tha Çani në studion e emisionit “Open” në TCH.

“Ky është një vend qesharak. Kur duhet të ndodhë një gjë e keqe nuk ndodh dhe atë herë kur nuk duhet, ndodh. Janë këto legjendat urbane të neveritshme si kjo e atentatit ndaj Ramës. Të hedhësh hipotezën e një atentati ndaj kryeministrit që në 8 e 30 të mëngjesit dhe pastaj kryeministri që ndërron makinat kur del nga zyra, etj.

Mua më duket e stisur e gjithë kjo histori. Mua më duket qesharake. Fare, fare qesharake. Kur ka pasur tentativa për atentate ndaj zyrtarëve të lartë ka pasur të tjera mënyra. Nuk shkon njeri me një çantë me lekë te PS dhe më pas gabimisht i bie pistoleta nga dora. Kjo është e stisur dhe shumë qesharake që ta mendosh” – tha Çani. ©LAPSI.al



19 Comments

    1. Bahtir Hamza, [email protected].
      Z. Arian Cani, ju jeni shumë i njohur me mentalitetin shqiptarë dhe me psikologjinë e shqiptarëve në Tiranë.
      Shtë e vërtetë që një nëntokësor shqiptar u përpoq të vriste kryeministrin shqiptar z.Edi Ramen, ai kishte më shumë se 100.000.(njëqind mijë )Mijë Euro në dorë.Kishte edhe arm zjarri në brez, që tentoi të bënte atentat në z.Edi Ramën, deri sa vet Edi Rama, ishte aty në selin e PS.
      Mbetet për tu parë se nga kush është ndikuar ky klysh i dheut nga Shqiperia, …
      përshendetje shqiptare.

  1. Keshtu mendon dhe spekullon ti zoteri, por ka edhe nga ata qe mund te mendojne ose spekullojne qe ky ” i forti i Kukesit ” mori eurot nga selia e PD-se dhe pa vajtur ne fshatin Shtiqen per ti futur nen dyshek, u nis te vriste Ramen.

    1. o i paemer i 22:11, rama ka vdek si figur politike, me shum i duhet gjall sesa vdek te gjith opozites perfshi edhe PD sepse shifet qe jeni me ppsh apo ps ne ket rast deri ne marri….derisa direkt opozita identifikohet vec me PD duke harru se te gjitha partit op. jan jashte parlamentit. keto filma jan te ketij gomarit qe e shef popullin te trashe po te trash ne mase te madhe ne nivelin tend sa ti besosh….

      me zgjedhje te lira ky ram pisi largohet nga pushteti; filmat me arme i beri per te ardh ne pushtet me 11 janarin se vec atij i interesote ajo dhun ne mjegull dhe tani perseri film me arme se i intereson te pikturoj opoziten te till

    1. Eppileptik e skizofren eshte doçi te cilit ti o pa- burre i lepin bythen dite e nate. Kelysh kanalesh! Per pa emerin ne ores 23 :21 qe nuk ka gjume.

  2. Skenari duhej te ishte me i lexetshem. Per shembull : ky me nje arme loder ti dilte para km dhe
    Elisa ti vinte gjoksin si Mic Sokoli topit, per te “mrojtur” Skenderbeun.

  3. Nuk e di mire ngjarjen por….. perdoret shume nga te gjithediturit e TV shqiptare. E perkthyer ndryshe do te thote: Jam budalla dhe po e hedh nje gure ne lume.

  4. KY PRA RAMA DO TE STIJE DHE GRUSHTIN E SHTETIT MBAJENI MEND DO TE STIS GRUSHTIN E SHTETIT PER TE QERUAR NJEHER E MIRE HESAPET ME OPOZITEN KETU DO JEMI .

  5. Cfare skenari bajat. Po nuk shohin filma hollivudiane keta morrat e kuq qe te kopjonin nje.
    Po i hante suma atij kuksiani dhe po e kruante me revole.
    Nuk duhej te perdornin kete qe e nxorren vete nga burgu. Njelloj sikur do i benin atentat Berishes.

  6. Edhe une ashtu besoj, e ka skenu vete me heq i cik apo spostu vemendjen aty ku i intereson.

    KCK ED Drama rregjizor!

    Me vjen cudi si luan top ping-pong me kriminelet, po keto kriminelet kaq budallenj jane? nuk e marrin topin dhe tja …

  7. Ore aty ka nje tufe me roje dhe bodygarde. Si na shkon ky 2 metra si cjapi tek kasapi me canten plot. Ky eshte kriminel por nuk eshte idiot. Kjo eshte teater

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *