• |
ide | kryesore

Brazili kualifikohet në Olimpiadë: 3-0 ndaj Argjentinës i dërgon dy kombëtaret në Tokio

Sport



Argjentina shkon në Olimpiadë në vendin e parë. Pa ndikim humbja në ndeshjen e fundit, që kualifikon kombëtaren braziliane në Tokio 2020, duke i dhënë mundësinë Selecaos të mbrojë medaljen e artë olimpike të fituar në katër vjet më parë në Rio. Në ditën e fundit të turneut kualifikues të Amerikës jugore, kombëtarja verdhëejeshil under 23 ka fituar biletën për në turneun e pesë rrathëve, duke mundur 3-0 Argjentinën, me golat e Paulinho në minutën e 11′ e dygolëshin e Matheus Cunha në të 30 dhe fillimin e pjesës së dytë.

Albiceleste, që e ka mbyllur sidoqoftë grupin në vendin e parë, e kishte siguruar më parë kualifikimin, pas sukseseve në dy ndeshjet e parë kundër Uruguaj e Kolombisë. Ndërkohë, Uruguajit nuk i ka mjaftuar suksesi 3-1 përballë Kolombisë për tu kualifikuar. Për Brazilin, do të jetë pjesëmarrja e 14 në turneun olimpik, me një medalje të artë, tre të argjendta e dy bronxi në histori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *