• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri, gati projektin e ri për Shën Valentin (Foto)

Paparazzi, Slider



Pas këngës “Vuj vuj vuj” e cila u pëlqye kaq shumë nga publiku, Dafina Zeqiri do na surprizojë me një tjetër projekt muzikor.

Më 12 shkurt, 2 ditë para festës së “Shën Valentinit” Dafina do na dhurojë “Merri krejt”. Këngëtarja postoi promon e klipit të ri në Instagram, aty ku duket shumë ekstravagante në ‘look’.

Nga pamjet e para të klipit vëmë re se Dafina shfaqet e shtrirë në një dhomë spitali, afër ka një aparaturë ndërsa sytë i mban të hapur me vështrimin lart.

Daffy nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këngën ndaj na mbetet të presim datën 12 për të dëgjuar “Merri krejt”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *