• |
ide | kryesore

Derbi i Milanos në këndvështrimin e Moratti: “Një nga më të bukurit e të gjitha kohërave”

Sport



“Mbrëmje e mrekullueshme, ndeshja perfekte: mirë Milan në pjesën e parë, më mirë Inter në të dytën: një nga derbit më të bukur të të gjitha kohërave”. E nëse e thotë ai, natyrisht nga ana e zikaltërve, duhet besuar sepse ndërqytetase ka parë e përjetuar një pafundësi: ajo e mbrëmjes së djeshme për Massimo Moratti do të mbetet përgjithmonë në histori, e pashlyeshme në mendjen e zemrat e interistëve për bukurinë, intensitetin e emocionet. I intervistuar nga SportMediaset, ish-pronari zikaltër tregon përmbysjen e jashtëzakonshme të lojtarëve të Antonio Conte: “Në 45 minutat e para në fushë ishte vetëm Milan, pastaj mendoj se Conte ka bërë atë që duhej në pushim, por sigurisht skuadra i kishte përbrenda armët për të reaguar”.

E reagimi erdhi, meritë e të gjithëve, teknikut, skuadrës e individëve: “Nuk arrij të krahasoj Conte me Mourinho apo Mancini, mund të kenë aspekte e logjika të afërta, por personat mes tyre janë shumë ndryshe. Dje më ka impresionuar, për atë pak kohë që pati në dispozicion, Eriksen: bën gjëra si kampion i madh, goditje e shkëlqyer e dënimit që përfundoi në traversë. Jam shumë kurioz për të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *