• |
ide | kryesore

“Dikush të më ndihmojë” Sarri i dorëzuar, Ronaldo i tërbuar me shokët

Sport



Humbja me Veronën ka lënë shenjë në kampin e Juventus. Në kundërshtim me sjelljen e skuadrës, Ronaldo është i tërbuar dhe pret një reagim nga shokët. Shënon gjithnjë me rregullsi prej 10 ndeshjesh, CR7 është një makinë golash, por skuadra nuk e ndjek dhe fenomeni portugez është i detyruar të marrë përsipër përgjegjësinë. Situata është konfirmuar nga fjalët e Szczesny për Tuttosport: “Cristiano bën pjesën e tij, ne jo”. E edhe deklaratat e Sarri në fund të ndeshjes me një referim për rikthimin e Chiellini: “Shpresoj që dikush të më ndihmojë…”.

Përvec vendit të parë në klasifikim e provave të mira në grupin e Champions, Juventus në javët e fundit po kalon një moment të vështirë. Loja nuk është ajo e duhura. Në bangën e të akuzuarve ka përfunduar i pari Maurizio Sarri, por edhe skuadra ka fajet e saj. Sidomos në sytë e CR7, gjithnjë shumë i kujdesshëm të stërvitet shumë për të transformuar tërbimin dhe zhgënjimin në pikë force.

Tërbim dhe zhgënjim që tifozët bardhezinj shpresojnë të largohet shpejt. Falë ndihmës së “veteranëve” Buffon, Bonucci e rikthimit në grup të një lideri si Chiellini, njeriu-skuadër dhe “trajneri në fushë” që pritet me shpresë nga tekniku i Juventus për ti dhënë siguri mbrojtjes e të udhëheqë grupin jashtë nga kjo mini-krizë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *