• |
ide | kryesore

Douglas Costa rrezikon Interin: në dy vjet e gjysëm braziliani ka humbur një sezon ndeshjesh

Sport



Për Douglas Costa do të jetë një garë kundër kohës për tu rikthyer në fushë kundër Inter, në sfidën titull të 1 marsit në Juventus Stadium. Kontrollet mjekësore, të cilave i është nënshtruar braziliani, pas dëmtimit të pësuar kundër Veronës kanë evidentuar “një lëndim të gradës së ulët në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Kohët për rikuperimin e tij të plotë janë rreth 15-20 ditë”,

Douglas Costa do të humbasë kështu ndeshjen me Milan (gjysëmfinale e Kupës së Italisë), Brescia e Spal (kampionat) e Lyon (vajtja e 1/8 të finaleve të Champions League) për tu kthyer në grup përpara ndeshjes me Inter. Duke i llogaritur këto ndeshje si të humbura, braziliani ka arritur të mbledhë 43 ndeshje të humbura në dy sezone e gjysëm. Një konfirmim për një brishtësi strukturale që edhe tekniku Maurizio Sarri është detyruar ta pranojë pas Veronës: “Në nivel muskular është i brishtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *