• |
ide | kryesore

Fevziu ia thotë në sy Alketës: Tregove inferioritet përballë italianëve

Paparazzi

Prezantuesja Alketa Vejsiu ka tentuar të bëjë një sqarim për të gjitha kritikat që vërshuan pas prezantimit të saj në Sanremo. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ajo u përgjigj për disa prej tyre. Ndonëse në përgjithësi gazetari Blendi Fevziu luajti rolin e ndërmjetësit mes kritikëve dhe Alketës në një moment edhe ai e tha mendimin e tij se Alketa kishte treguar inferioritet duke e falënderuar aq shumë Italinë për mundësinë që iu dha.

“Po ta them edhe pse nuk është korrekte të ta them në emision. Praktikisht ti prezantove më mirë se një pjesë shumë e madhe e atyre që ishin në atë studio. Kishe një background shumë më të mirë sesa ato sepse ke 20 vjet në ekran dhe s’kishe përse të tregoje një shenjë inferioriteti ndaj Italisë ndaj italianëve apo ndaj faktit që u ngjite në atë skenë. Nëse ata s’do të kishin nevojë nuk do të kishin qasur kurrë në atë skenë. Kështu që për sa kohë, aty shkon me dinjitetin tënd, me aftësinë tënde dhe me staturën tënde, ekzagjerimi i falënderimeve të mëdha për Italinë…” – tha Fevziu. ©LAPSI.al


6 Comments

  1. Si emigrant, nuk e kam njohur më parë Alketa Vejsiun si moderatore televizive e aq më pak kam pasur informacion, për preferencat e saj politike.
    Meqë festivali i fanshëm i Sanremos, jepet në mondovizion e pata dëgjuar se sivjet do të debutonte edhe moderatorja shqiptare, e prita me shumë interes natën e tretë kur ajo doli në skenën e teatrit Ariston.
    Pajtohem tërësisht me mendimet e Fevziut edhe me vrejtjen e tij miqësore për Alketën.
    Unë do të isha edhe më i drejtëpërdrejtë në ate çfarë kishte konstatuar Fevziu.
    Për mendimin tim, moderatorja shqiptare ashtu siç thotë edhe Fevziu ishte ku e ku më lartë profesionalisht se shumica e “femrave” ndihmëse që kishte thirrur Amadeus, e bile duhej ta ndjente veten edhe të ofenduar, kur shihte se po vlerësohej më shumë një modele (e dashura e një futbollisti të shquar) që nuk qe në gjendje të shqiptonte qoftë edhe një frazë të kjartë në italisht

  2. alketa mendoi te bente lepiresen ne sanremo dhe te thurte elozhete e panevojshme per italine. Per mendimin tim perfaqesoi veten dhe kurresesi shqipetaret

  3. Do me thene Sanremo kishte nevoje per Alketen? Ha ha ha ..paska hik edhe ky gamori! Alketa nuk ishte thirrur per profesioniste por te perfaqesonte integrimin e emigranteve dhe pjesemarrjen e tyre ne jeten kulturore italiane..te tjerat jane ga ga ga si ne kohen e partise Komuniste…Ata na kane ne grike te pushkes ne i kemi ne grike te topit! Fevziu, si edhe gazetaret e tjeret qe kane ndjenje inferioriteti dhe kanee ziline e Vejsiut..Hajse Fevzo se me siguri nga qe ke eksperience, do te te therresin te ben “porta a porta” se kane nevoje per ty..ha ha ha vend qyfyresh e injorantesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu