• |
ide | kryesore

Huth, nga legjenda me Leicester, në urrejtjen për topin: “I nervozuar me veten që u bëra futbollist”

Sport



Një sezon i jashtëzakonshëm përkrah kapitenit Wes Morgan e një hyrje në historinë e futbollit anglez nga porta kryesore, por edhe një jetë e re. Robert Huth fitoi si rezervë dy kampionate radhazi me Chelsea mes 2004-05 e 2005-06 e një dekadë më pas, në një rol protagonisti, me Leicester të Claudio Ranieri, që triumfoi në Premier League 2015-16, duke mundur të mëdhatë e futbollit anglez. Mbrojtësi i datëlindjes 1984 është tërhequr në përfundim të sezonit 2017-18 pa keqardhje.

Huth ka rrëfyer momentet më të rëndësishme në karrierë për Tagesspiegel duke zbuluar dicka që tifozët nuk e prisnin: “Në një pikë, isha i nervozuar me veten që bëra futbollistin në jetë”. Pas tërheqjes, Huth arriti ti japë vlerë gjërave: “Nëse je ende në futboll, mendon se është një biznes tepër i rëndësishëm, por nuk është kështu. Pas sezonit tim të fundit me Leicester nuk kam qenë më në asnjë stadium. Dikur doja të dija gjithcka për futbollin, sot dua vetëm ti largohem. Në fund të karrierës sime, isha i bezdisur”.

Huth nuk harron ecurinë fantastike të Foxes në 2015-16: “E paharrueshme, ishte unike. Kaluam nga vendi i fundit në të parin në më pak se dy vjet. Jo keq, apo jo?”. Ish-mbrojtësi i Leicester kujton fillimet tek Chelsea ku mbërriti në 2001, pasi u rrit tek Union Berlin. Tani Huth mendon se ka bërë një gabim: “Isha i ri e budalla e të luaja tek Chelsea më tingëllonte mirë, por vetëm 1% e lojtarëve të rinj në Akademitë e mëdha mund të fitojnë jetesën me futbollin profesionist. Këtë gjë nuk ta thotë askush”. Pas tërheqjes, Huth ka bërë edhe opinionistin televiziv, por as kjo nuk i pëlqen shumë: “Dy herë, por nuk është kaq zbavitëse. Ka gjëra më të mira në jetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *