• |
ide | kryesore

Ibrahimovic humbi derbin, jo cinizmin: “Inter nuk është për titull”

Sport



Zlatan Ibrahimovic ka bërë detyrën duke shënuar një gol e duke shërbyer një assist në derbi, ndërsa Milan, sidomos në pjesën e dytë, u shua: “Vështirë të shpjegosh një pjesë të parë gati perfekte me një të dytë totalisht ndryshe. Me rikthimin në fushë pas pushimit folëm se nuk duhet të pësonim gol në 15 minutat e para, por ndërkohë pësuam dy. Humbëm besimin e ndeshjen”.

Suedezi pas ndeshjes shpjegon motivet e përmbysjes zikaltër: “Në pjesën e parë ndoqëm taktikisht sugjerimet e studiuara gjatë javës, pastaj pësuam golin e Brozovic dhe u rrëzua gjithcka. Në fillim bënim presing lart, pastaj hoqëm dorë nga presingu dhe qarkullimi i topit. Tani të harrojmë pjesën e dytë: më mirë të luajmë keq e të fitojmë”.

Ndoshta në rikuperimin e pësuar ka rëndësi edhe mosha e re e Milan: “Ka rëndësi edhe eksperienca në këtë lloj ndeshje, nëse fiton 2-0 duhet më pas të dish të administrosh, sidomos kundër skuadrave si Inter. Edhe pse në pjesën e parë ata nuk mu dukën si skuadër për vendin e dytë, gjë që e treguan në të dytën. Por nuk janë për titull”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *