• |
ide | kryesore

Video/ Kumbulla i jep asist Strakoshës: Gjasula shpresë Paderbornit, Sadiku Malagës

Sport, Video



Për futbollistët e kombëtares së Shqipërisë që luajnë në kampionatet elitare të Europës ka qenë një javë e jashtëzakonmshme, përjetuar si protagonistë, duke i bërë madje edhe favore njëri tjetrit, si humbja që Verona e Marash Kumbullës i shkaktoi Juventusit kryesues, duke i dhënë mundësinë Lazios së Strakoshës të afrohet një pikë larg. Qendërmbrojtësi 20 vjecar, pikërisht në ditën e lindjes bëri një performancë monumentale përballë kampionëve të Italisë, duke u bërë digë ndaj Ronaldos e të tjerëve e duke u kthyer lider i Hellas. Gol i anulluar fatkeqësisht për pak centimetra avancë, por penallti e fituar, duke e bërë një si Leonardo Bonucci të bëjë figurë të keqe përpara tij.

E dhurata ka qenë e gjitha për Strakoshën, që ka ruajtur një tjetër 90 minutësh portën të paprekur, duke u bërë vendimtar në suksesin 0-1 të Lazios në Tardini. Portieri ka kryer një tjetër performancë pozitive, duke mbajtur në lojë bardhekaltrit në momentet e vështira. Edhe njëherë numri 1 i kuqezinjve rezulton një siguri, ashtu si në fakt është edhe Djimsiti. Atalanta ka marrë fitoren 1-2 në Firence kundër Fiorentinës, duke treguar mjaftueshmëri, edhe pse në anët e tij vepronte një kundërshtar i rrezikshëm si Chiesa.

Jashtë Italisë ka shkëlqyer Klaus Gjasula, që me Paderbornin e tij ka ndalur Schalke 04. Mesfushori difensiv ka shënuar golin që i dha një pikë formacionit gjerman, që vazhdon të përpiqet për mbijetesën, pavarësisht se ëshgtë i fundit me 16 pikë, 5 distanca nga zona e shpëtimit.

Gol edhe për Sadikun, që shënoi nga pika e bardhë në fitoren 2-1 kundër Numancias, duke ndihmuar Malaga të ngjitet në vendin e 17 në renditje. Për sulmuesin është goli i dytë radhazi në kampionat, ndërsa Malaga edhe falë ndihmës së numrit 9, po i largohet zonës së ftohtë të renditjes…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *