• |
ide | kryesore

Paketa Antishpifje/ Delegacioni i ‘Venecias’ zbarkon në Tiranë, zbardhet axhenda

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Tiranë sot nis takimet një delegacion i Komisionit të Venecias, këtë herë për Paketën Antishpifje.

Kjo paketë ligjesh u kundërshtua ashpër nga organizatat mediatike dhe në momentin kur Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim, Këshilli i Europës vlerësoi se ishte koha e duhur që këto dy ligje të përmirësoheshin.

Këshilli i Europës e dërgoi çështjen në Komisionin e Venecias dhe pas tij të njëjtën gjë bëri edhe OSBE, e, për këtë qëllim, misioni faktmbledhës do të nisë sot turin e takimeve me palët e ndryshme lidhur me këtë ligj. Delegatët e Komisionit të Venecias do të jenë në Tiranë për tri ditë dhe turin e takimeve do ta nisin me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi, në orën 9:15. Më vonë, delegacioni do të takohet me grupet parlamentare të maxhoranës dhe të opozitës.

Në ditët në vijim, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të takohen edhe me përfaqësues nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa me Presidentin Ilir Meta, i cili kundërshtoi dhe më pas dekretoi kthimin e kësaj pakete në Kuvend, delegacioni do të takohet ditën e martë. Pas takimit me kreun e shtetit, delegacioni ka të planifikuar edhe një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si dhe me disa krerë të institucioneve të pavarura, si kreun e AKEP dhe me avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.

Ligji për AMA-n, pjesë e Paketës Antishpifje, u shty për një kohë të dytë. Vendimi u mor nga maxhoranca, e cila vendosi ta rrëzojë dekretin e Metës për kthimin e ligjit për AKEP, ndërsa për atë të AMA-s, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, nga seanca plenare deklaroi se çështja do duhet të presë derisa të merret një vendim nga Komisioni i Venecias.

Ky i fundit pritet të dalë me një opinion në lidhje me këtë çështje në muajin mars. Aktualisht, nga Shqipëria, Komisioni i Venecias ka edhe një tjetër kërkesë për opinion. Përveç Antishpifjes, që u çua nga organet ndërkombëtare, është edhe çështja për Gjykatën Kushtetuese, e cila u dërgua nga Kuvendi dhe nga Presidenca. Për çështjen e formimit të Gjykatës Kushtetuese, i pari që iu drejtua Venecias ishte Kuvendi dhe fill pas tij u dërguan edhe pyetjet e Presidentit Meta.



2 Comments

  1. Nuk e kuptoj pse humbasim kohe me keta te tredhurit e Venecias.
    Kujtonim se cfare ishin. Profesionalisht e treguan veten qe jane juriste medioker me opinionet kontradiktore e pa baze ligjore qe kane dhene deri me sot. Japin vetem disa opinione, personale, qe nuk perputhen me praktikat e vendeve te tjera Europiane, dhe nuk kane asnje fuqi detyruese. Ripjellesit njk pyesin per ligjet ne fuqi e jo me per opinionet apo keshillat e ketyre pleqve impotent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *