• |
ide | kryesore

“Pelé nuk ecën dot normalisht”: I biri tregon arsyen përse O’Rey nuk shfaqet në publik

Sport



Mosha nis të ndihet e problemet në ije nuk e ndihmojnë. Prej disa kohësh Pelé nuk shfaqet në publik, i trishtë e në siklet – sipas rrëfimit të të birit Edinho – për shkak të gjendjes së tij. “Pas protezës në ije erdhi një rehabilitim jo i përshtatshëm e i brishtë në planin e lëvizshmërisë – ha raccontato -. Kjo i provokon një lloj depresioni sepse nuk mund të ecë mirë, i vjen zor kur e sheh veten”. Në shtator O Rei mbush 80 vjec.

Legjenda e futbollit botëror është në vështirësi pas ndërhyrjes së fundit kirurgjike, një protezë në ije rehabilitimi i së cilës nuk është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. “Në përgjithësi, duke konsideruar moshën e gjithcka, është mirë – ka siguruar Edinho në një intervistë për Globoesporte -, por nuk mund të ecë normalisht, e bën vetëm me ndihmën e deambulatorit dhe është përmirësuar duke qenë se pak kohë më parë mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota”.

Një gjendje që Pelé, i konsideruar një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve, nuk do ta tregojë në publik: “Ka qenë gjithnjë një figurë imponuese, ndërsa sot e ka të vështirë të ecë. Kjo e intimidon, e vë në siklet. Ka ende vështirësi të lëvizë, për këtë arsye nuk do të dalë, të duket praktikisht është gjithnjë në shtëpi e jeton si i izoluar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *