• |
ide | kryesore

Pistoletën e mbushur/ Si u ndalua Vladimir Gjuta në hyrje të PS, Rama u largua nga selia me mjet të blinduar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vladimir-Gjuta-me-paruke-1024x576-780x439.jpg



Detaje të reja zbardhjen nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm te selia e Partisë Socialiste, ku u kap në tentativë për t’u futur brenda selisë 40-vjeçari Vladimir Gjuta, i cili ishte i armatosur.

Gjuta kishte me vete një pistoletë të mbushur, një karikator me 22 fishekë, si dhe mbi 100 mijë euro.

Gjuta ka bërë disa xhiro në trotuarin pranë selisë së PS, duke ngritur dyshime te punonjësit e Gardës, të vendosur në hyrje të selisë, pasi brenda sapo kishte nisur mbledhja e Kryesisë së PS e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas News 24, në xhiron e pestë, Gjuta i është afruar më shumë hyrjes së PS, duke bërë që Garda të ndërhyjë dhe ta neutralizojë atë, si dhe të kërkojë përforcime nga policia, në momentin që është parë se ishte i armatosur. Ai kishte veshur një xhup të zi, pantallona të errëta dhe një kapuç në kokë.

Por, kush është Vladimir Gjuta?

Ai është një personazh mjaft i njohur i botës së krimit, pasi ka qenë një personazh mjaft i dyshuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brtendshëm, Saimir Tahiri. Ai u arrestua në tunelin e Kalimashit, teksa po largohej nga Shqipëria me një paruke në kokë. Ai është me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi ka akuza të rënda ndaj tij, qoftë për dhunën ndaj babait të tij, por edhe për dhunën ndaj kushëririt.

Ç’ndodhi me sigurinë e kryeministrit pas ngjarjes?

Rama u largua me një mjet të blinduar, si dhe pati dyfishim të badigardëve të tij, që e kanë shoqëruar me eskortë drejt zyrës së tij./news24



13 Comments

  1. PO 100.000 EURO PSE I KISHTE ME VETE KUR DO TE BEJE “PRESION” . MOS VALLE ESHTE ÇMIMI QE I KA VENE PALLOSHI 2 METROSH ?

  2. Ja te mbrojti Garda kesaj here , ndoshta dhe here te tjera por do vije nje dite qe do ta cpojne sumen shoku Drama

  3. Skenaret e Edi Drames HAHAAHAHA, ve bast se e ka bo vete gjithe kete film me metrazh te shkurter.

  4. Nuk po e kuptoj , ky idioti do i bente atentat djalit te Anetes apo do i paguante haraçin? Qe kur ne atentate shkohet me valixhen plot?

  5. Don Kishoti ose Sali Sheqere Karaxhici dha kushtrimin per revolucion e pa realizuar ne vitet 1700 bashke me Robenspierin, Dantonin dhe Maratin dhe kriminelet bashke me zagaret po hidhen ne aktivitet.

    P.s. Deri ne brezin e shtate per ate qe do te shaje.

  6. E nxorren prap antagonistin e shtetit …bravo shteti shum te fort jeni.. merjani leket qenerve kriminel mos i lini gje ne xhep… Ca kishte me shum robin hudi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *