• |
ide | kryesore

Sfida e parë e Albin Kurtit/ Përballja me kërcënimin amerikan

Kryesore



Nëse pak ditë më parë i ka tundur karrotën, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot i ka treguar shkopin Albin Kurtit. Ai ka dalë kundër qëndrimit të shprehur publikisht që në fushatë, madje të konfirmuar edhte tani nga kryeministri i sapozgjedhur kosovar, që ta heqë taksën ndaj prodhimeve serbe, vetëm pasi të vendosen masat e reprocitetit me Serbinë.
Zëdhënësi i tij, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë, se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin. “Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, shtoi ai.

Vetë ambasadori, në 7 shkurt kishte lavdëruar Albin Kurtin duke kritikuar njëkohësisht shefin e partisë kryesore të opozitës Kadri Veselin që ishte shprehur kundër heqjes së taksës. “Kadri, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%. Ajo dëmton Kosovën dhe ndjek bizneset larg krijimit të vendeve të punës. Albini ka të drejtë për këtë”, Grenell, pati shkruar ambasadori Grenell që njihet edhe si njeri shumë pranë presidenti Trump.

Ky qëndrim brutal, tipik amerikan duket sikur i lë shum pak hapsirë për të manovruar Kurtit. Ai e vë përpara dilemës, ose të humbasë koherencën duke tradhëtauar qëndrimet që ka mbajtur gjatë opozitës, ose të riskojë një thyerje me shtetin protektor të Kosovës që në ditët e para të aventurës qeveritare. Duket se për përfaqësuesit e SHBA, formula “heqim taksën kur të vendoset reciprociteti në marëdhëniet me Serbinë” është parë si një shtyrje për në kalendat greke e këtij problemi që mban peng nisjen e dialogut. I dërguari i Trump kërkon një jo një pezullim por një tërheqje nga taksa, madje pa negociuar asgjë për këtë veprim.

Lexo më tej:

Kush është Ambasadori i SHBA në Gjermani përfaqësues i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi

Në fakt administrata amerikane ka qenë që në fundin e vitit 2018 e prerë dhe e ashpër  kundrejt masës që mori qeveria Haradinaj, si një masë për të penguar bisedimet për këmbime territoresh.

Në një letër dërguar direkt liderëe kosovarë në 14 dhjetor 2018, Donald Trump u kërkoi atyre “të mos ndërmarrin veprime që pengojnë arritjen e marrëveshjes”. Këtë mesazh e “përktheu” në një gjuhë më brutale disa ditë më vonë ambasada e SHBA në Prishtinë: “Askush nuk mund të ndërmarrë vendime të cilat janë kundër interesave tona strategjike, pa u përballur me pasoja në marëdhëniet tona bilaterale” nënvizoi ajo në një komunikatë.

Këto deklarata u pasuan me veprime konkrete. Ish kryeministri Haradinaj i’u rrefuzua viza amerikane dhe një delegacion ushtarak i kryesuar nga gjenerali Ajoua anulloi vizitën në Kosovë. Por më e rënda ishte letra e përbashkët në 12 shkurt 2019 të cilën e nënshkruan, Ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, Ndihmëssekretarja e Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zv/drejtor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Earth. thuhet se pas kërkesave të vazhdueshme të SHBA-së për pezullimin e tarifës, kanë vendosur që të ndërmarrin hapa “për të shprehur shqetësimin tonë, përfshirë edhe partneritetin tonë në fushën e sigurisë”.

I dërguari i Trump takon Vuçicin: Nëse nuk arrini marrëveshje me Kosovën, do të tërhiqemi

“Si fillim, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit (Timothy) Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s, në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqëndrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë”, thuhet në letër.

Zyrtarët amerikanë, në letrën që i kanë dërguar presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, thonë se “është e pabesueshme” që Kosova po injoron këshillën e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e taksës doganore.

“Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar së bashku për vite të tëra për të ndërtuar të ardhmen, për popullin e Kosovës që të jetojë ashtu si ka zgjedhur, në paqe…“Është e pabesueshme që pas gjithë asaj që kemi bërë së bashku, Kosova vlerëson miqësinë tonë kaq ulët, aq sa të injorojë këshillën tonë. Shtetet e Bashkuara vazhdojë të jenë të gatshme të ndihmojë dhe të përkrahin Kosovën që të arrijë një marrëveshje për normalizimin e raporteve me Serbinë, që do të përqendrohej në njohje reciproke, që do të ishte afatgjatë, e zbatueshme dhe do të përfitonin të dyja palët. Për 20 vjet ky ka qenë një qëllim i pamundur. Edhe pse ende ka vështirësi, kjo rrugë duhet të ndërmerret për të pasur siguri dhe prosperitet”, thuhej në letër ku shprehej hapur edhe kërcënimi: “Hapi i parë drejt kësaj (Marrëdhënive të mira) është pezullimi i tarifave. Derisa nuk e keni bërë një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet ashtu siç i kemi pasur”.

Résultat de recherche d'images pour "kush eshte grenell lapsi"

Pra me këtë linjë zjarri duket se do të parballet tani edhe Albin Kurti. Mesazhi i fundit tregon se ai nuk do ta ketë të lehtë ti bëjë partnerët e tij të pranojnë reciprocitetin. mesazhi i fundit është i qartë heqje e pakthyeshme e taksës dhe pa asnjë favor në këmbim.

Përndryshe sanksionet që ranë Ramush Haradinajn nuk do të vonojnë të prekin edhe pasardhësin e tij.

©Lapsi.al

 



13 Comments

  1. Njelloj si Ciprian I Greqise qe I kerkonte Gjermanise kthimin e borxheve te lifted
    Party mbaroi I thane gjermanet ose falimento.Edhe Ciprias I lepiu te gjitha dokrrat patriotike.
    Kurti njelloj”party mbaroi”,hiqi breket me fjalime patriotike.
    Hajradin hajduti medemek nuk e shiti Kosoven Tek Serbi,por Po e mjel per vehte.

  2. E kuptueshme ne logjike politike apo diplomatike . Ai nuk do qe Kosova te perfitoje asgje nga taksa dhe nuk do ta beje ceshtje negociatash, sepse ishte veprim i njeanshem dhe do vendosej precedenti qe secila pale te kercenonte me apo te bente akte te ngjashme per te shtryre negociatat apo per te perfituar ndonje gje me shume.
    Sipas tyre ka shume ceshtje per te diskutuar mes Kosoves dhe Serbise per te shtuar te tjera qe nuk do e mbyllnin kurre procesin. Thjesht do qe t’i dekurajoje keto lloj levizjesh. Kjo eshte e kuptueshme, por Kurti besoj duhet te rezistoje dhe te tentoje ta beje taksen ceshtje te negociatave, sepse te gjithe e dijme qe ishte mjet taktik dhe jo qellim ne vetvete.

    1. ”” sepse te gjithe e dijme qe ishte mjet taktik dhe jo qellim ne vetvete.”’ .. O Neri .. cfare po lexoj ne komentin tend ? Po me habit . A te kujtohen komentet e tua qe taksa po ndihomon kosoven ekonomikisht e plot budalllaliqe si keto.
      Pra u ktheve tek mendimi i Rames mbi taksen ?
      Sa kollaj e dridhni ju komentuesit opozikare .

      1. Gjithmone kam thene qe eshte mjet taktik, por kjo nuk do te thote qe duhet hequr ne momentin qe do Rama me qellim qe Kosova te perfitoje vetem humbjen e Veriut. Ate ceshtje taksa e mbylli me sukses, por ndoshta mund te beje edhe me shume se aq. Qe ishte mjet dhe jo qelli, kete e kupton cdo analfabet.
        Per mendimin tim ishte levizje taktike mjeshterore me synimin per te perfituar permes nje shpikje qe doli nga hici. Kurti duhet te rezistoje sepse ky eshte proces, por qendrimi amerikan eshte i arsyeshem. Ne fakt amerikanet te njejten arsye nuk e perdorin edhe per vete dhe permes taksave kerkojne reciprocitet me Kinen.

        1. Pirdh , pirdh se lirohesh o Neri.
          Shiko tani kur te dalesh pak me vone dhe do thuash qe ti ke qene gjithmone per pjesmarrjen e Kosoves ne tavolinen e Minishengenit, por …. , meqe…. , sepse…. , pra…. .
          Prap tek idete e Rames do vish ( persa i perket politikes se jashtme ) .

  3. Nuk e di se cfare do te thone keta anal-istat e medhej ?
    Cfare do thote Buzhala, Bushati , Shkullaku ?
    Shiko tani kur ta kapin amerikanet per bythe Kurtin dhe ti thone shko dhe ulu ne tryezen e shengenit ballkanik.
    Eshte e qarte , administrata amerikane e tha qe para 5 vitesh qe ‘ PERPARESIA JONE ESHTE NORMALIZIMI I RAPORTEVE MIDIS KOSOVES DHE SERBISE’ … pike.

  4. Kurti me shume zor krijoi qeverine e vet.
    Do ta hedhi vallen si duan Bota.
    Ato pordhet patriotike tja tregoje ndonje gomari .
    Qeni leh atje ku ha.

  5. Po ca amerikan thoni. Ata ca burokrate leshi jane. Shif punen Albin e mos e rruj tocin! Voten ta dha populli kosovar dhe mbeti besnik atij! Mos e ha lugen e corbes se do e vjellesh tere jeten, si keto spiunet tane dje e sot ne qeveri.

  6. O albini me vrap hiqe taksen se amerika nuk pranon njeri qe ta kundershtojne ne perpjekjet e saj ne ballkanin qe duan ato jo ate qe do rusia e serbia,ti hiqesh i shkolluar eshte rasti per ta treguar,larg capaculave larte e poshte si buzhala qimi ram ushin etj etj

  7. Te gjidhe keta qe shkruajne komente pro heqjes te takses jane -shkerdhatat -Mavi-te cilet mundohen te mbeshtesin idene -e-kandarit, kryeministrit te droguar dhe Vucicit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *