• |
ide | kryesore

Shpërblim për kombëtaren e futbollist të sallës: KE vendos një datë për asamblenë e FSHF

Sport



Nuk kanë qenë zhvillimet më të rëndësishme, por natyrisht kanë marrë vëmendjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme. Kalimi i turit në Elite Round ka bërë që për Kombëtaren e futbollist të sallës të akordohet një shpërblim prej 15 mijë euro, ndërsa është caktuar edhe data për zhvillimin e asamblesë së zakonshme të FSHF, pikërisht në 9 prill në Tiranë.

VENDIMET E KOMITETIT EKZEKUTIV TË FSHF-së

Sot, më datën 10 Shkurt është mbajtur në ambjentet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.
Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së zakonshme të FSHF dhe rendi i ditës, që do të mbahen më datën 9 Prill në Tiranë.
Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, vendosi që të ndajë një premio prej 15 mijë Euro për Ekipin Kombëtar të Futsalit, si një vlerësim i merituar pas suksesit të tyre në kalimin e turit në Elite Round.
Komiteti vendosi të diskutojë në mbledhjen e radhës dy propozime të rëndësishme për organizimin e Kampionatit Kombëtar U-13 dhe U-21, pasi këto propozime të diskutohen nga ana e Federatës së Futbollit edhe me klubet.
Në këtë mbledhje, Komiteti u informua lidhur me ecurinë e menaxhimit të Air Albania Stadium, si dhe me ecurine e punimeve tek Shtëpia e Futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *