• |
ide | kryesore

Sipas sondazhit në “Wiwibloggs”, Arilena fituese e Eurovision

F1, Paparazzi



‘Wiwibloggs.com’ ka realizuar një sondazh lidhur me konkurrentin e preferuar të këtij viti në Eurovizion. Emri që kryeson listën e pretendentëve për të fituar çmimin e parë në eventin muzikor më të rëndësishëm në Europë është ai i Arilena Arës.

Deri më tani, Arilena ka marrë më shumë se gjysmën e votave në total, plot 60.53%. Sipas këtij sondazhi, Spanja renditet e dyta me 29.52%, ndërsa Çekia merr vendin e tretë me 9.94% të votave. Shqipëria është renditur e para që në nisje të sondazhit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen të dielën.

Fansat e Eurovizionit në rrjet e kanë pritur shumë mirë “Shaj” të Arilenës, ashtu sikurse kritikat kanë qenë ndër më pozitivet. Sipas “News31.al”, Arilena do të ngjitet në skenën e festivalit me një version të riorkestruar të këngës, ashtu sikurse pritet ta sjellë “Shaj” në gjuhën angleze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *