• |
ide | kryesore

(VIDEO) Ambasadorja amerikane Yuri Kim jep 3 mesazhe për shqiptarët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë një video-mesazh për shqiptarët, ku ka prezantuar tri prioritet e saj kryesore, gjatë detyrës si kryediplomate në vendin tonë.

Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.’ Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e ambasadës, shoqëruar me video-mesazhin e Kim.

Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.

Së dyti, di vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, thotë ndër të tjera ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

https://www.facebook.com/74591195837/posts/10157060349955838/?vh=e



7 Comments

  1. 1. Keyeministri I Shqiperise kontrollon Gjykatat

    2. Keyeministri I Shqiperise kontrollon Peokurorine

    3. Qershia mbi torte eshte KCK e tij

  2. Filloje nga kuzhina e shijshme…
    Ha buke me gjize, si shumica e shqiptareve te rrenuar…
    kjo te ben te kuptosh ça po ndodh…
    Gjithashtu, gjiza te ben esëll, se ju ka bo tapë i gjati…

  3. Merreni ne patronazh Shqiperine nqs doni ta ndihmoni apo shpetoni se ky komb nuk e ka te larget diten ku do ti mbeten vetem hajdutet e kriminelet politikane neper rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *