• |
ide | kryesore

Video/ “Kush nuk kërcen, është kuqezi”: festë e çmendur e Lukaku, me një mesazh kuptimplotë, “mbret i ri në qytet”

Sport, Video



Romelu Lukaku është simboli i Inter, që kap Juventus në krye të klasifikimit pas fitores në derbi. “Në pjesën e dyrë bëmë mirë. Në të parën i lamë shumë hapësira atyre që luajtën bukur. Komplimenta për Milan, por në pjesën e dytë luajtëm me tjetër intensitet. Të gjithë në këtë stadium panë mentalitetin e këtij Inter, që nuk dorëzohet deri në fund”, ka thënë sulmuesi belg.

“Golat e mi janë me peshë? Unë them gjithnjë se unë punoj për skuadrën dhe e ndihmoj të fitojë. Jam këtu për të fituar”, shtoi Lukaku, që ka postuar festën e zikaltërve në dhomat e zhveshjes me thirrjet “kush nuk kërcen është kuqezi”.

View this post on Instagram

My brothers my team Forza @inter

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku) on

Mbi impaktin e tij në kampionat: “Falenderoj shokët e mi, trajnerit dhe stafin e tij. Kur kam arritur këtu në Itali e dija se do të ishte shumë e vështirë të shënoja. Falë tifozëve, jam i lumtur që jam këtu”. Kuptimplotë mesazhi i Lukakut, në një tjetër postim në Instagram: “Ka një mbret të ri në qytet”

View this post on Instagram

there’s a new king in town

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *