• |
ide | kryesore

Votimet nga e gjithë bota shpallin fituese Arilenën në Eurovision

Paparazzi, Slider

Wiwiwiblogs publikoi pak ditë më parë një sondazh, ku votues nga e gjithë bota mund të zgjidhnin këngën e tyre të preferuar të “Eurovision 2020”, e cila e meriton të fitojë festivalin këtë vit.

Votat janë mbledhur dhe sot e njëjta faqe ka publikuar rezultatet e sondazhit, ku fituese është shpallur Arilena Ara me këngën “Shaj”.

Kënga e saj ka marrë 60.53% të votave, ose më saktë 4603 vota për ta fituar “Eurovision-in”.

Ajo ka lënë në vend të dytë Spanjën me 29.52% të votave dhe Republikën Çeke me 9.94% të votave.

Për ta përfaqësuar siç duhet vendin tonë, Arilena po punon me dy fitues të “Grammys” për këngën e saj në “Eurovision”.

“Shaj” po punohet dhe riorkestrohet në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, në Los Angeles, ku artistë si Michael Jackson kanë realizuar projektet e tyre.

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Rotterdam.

7 Comments

  1. Paskan shtene -fall-qe do e fitoje kjo -Arilena-euro songun.Merren me sondazhe,ngopen me lugen bosh.Ah-.. popull euforik dhe egoist.

  2. Lapsi e paskeni shitur lire lekuren me kete lajm idiotesk. Ajo kenge eshte tmerr nuk del as nje naten finale, boll me rreklamat e paguara te PR machine te Grabockes.

  3. Si fiton si nuk fiton Arilena eshte 100 here me e mire se ojo baxhella qe ben karier me leket e atyre bolave qe rrine ne bllok e shesin kokaine,emrin s’po ja them se njerzit e kuptojne per ke e kam fjalen.

  4. Perpara se te filloje Eurosongu,te gjitha perfaqesueset tona,kane fituar vendin e pare,ose minimumi,jane ne tre te parat.Por kur jepen cmimet ne fund te tij,e gjejne vendin shume me larg parashikimeve.Per disa raste,kemi patur te drejte te shpresonim per nje vend te “preferuar’,.(merrni parasysh menyren e votimit te Eurosongut),por me kete kenge,qe edhe titulli,paralajmeron se do na shajne,as mos e perfytyroni,ndonje vleresin te pakten,dinjitoz.Kjo kenge,edhe per fest58,nuk ishte e denje…..

  5. Edhe vjet po kshu lajmesh jepnin, po thujse per cdo vit kenga del fituse PARA festivalit, pastaj dihet se ku perfundo …

  6. Nuk ka rendesi nese e fiton apo jo. Kenga eshte dinjitoze, qofte si kompozim qofte si interpretim dhe paraqitje e kengetares.
    Te pakten nuk shkoi ajo qe mburrej se ka flejt te hoteli biles te dhoma ku ka fjetur Byonce (mbase perfshihej ne cmim edhe ai zezaku burri i Byonce) me $19,000 nata.
    Ajo kenge e interpretim dukej si aheng haremi me ato kurvickat kercimtare qe sperdridheshin gjysem lakuriq me brecka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu