• |
ide | kryesore

Darka e Triadës së Juventus: ja cfarë ndodhi në takimin Sarri-Agnelli-Paratici

Sport



Në kampin e Juventus ka shpërthyer alarmi pas humbjes me Veronën. E apeli i Sarri pas ndeshjes (“Shpresoj që dikush të më ndihmojë sepse duhet të zgjidhim këtë situate absolutisht”) është kapur menjëherë nga drejtuesit bardhezinj. Mbrëmë në Torino, tekniku ka darkuar së bashku me presidentin Andrea Agnelli për të vendosur piketat mbi situatën e të folur për problemet që po përball skuadra. Një takim ku më vonë i është bashkuar edhe Fabio Paratici.

Zbulohet nga “La Stampa”, takimi i zhvilluar në restorant “Bastimento”, i njëjti i frekuentuar nga presidenti bardhezi në kohët e Massimiliano Allegri. Një darkë për të folur për të keqen që po ngadalëson vrapin e Juventus, të gjendet zgjidhja e për të dhënë një sinjal kompaktësie ambjentit dhe skuadrës. Në një moment të dytë është bashkuar me ta edhe Paratici, ndërsa Sarri e Agnelli janë konfrontuar mbi problemet për tu zgjidhur menjëherë, duke tentuar të kuptohen motivet e bazës së mini-krizës.

Një lloj pakti për të rivendosur Juventus në shina, në një moment delikat që mund të influencojë në gjithë sezonin. Sipas asaj që bëhet e ditur, duke parë situatën, presidenti bardhezi ka dashur menjëherë të ndihet mbështetja e shoqërisë për trajnerin për të vazhduar të punojë në të njëjtin drejtim pa dyshime e paqartësi e të rifillojnë të fitojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *