Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar videon e momenteve të largimit të Edi Ramës nga selia e Partisë Socialiste mëngjesin e së hënës pas mbledhjes së kryesisë pak pasi u arrestua aty pranë Vladimir Gjuta i armatosur. Bardhi thotë se Rama lëvizi me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore.
“Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.
Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?” – thotë Bardhi që hedh dyshime edhe mbi aktivitetet e vëllait të kryeministrit.
“Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!” – thuhet të reagimin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. ©LAPSI.al
Po po atentat i modh shume. Ky tall karin me popullin, njelloje si nderkombetaret.
gaz qorri kshu? ik he gazi merr nej kar ne bythe se per ate je ti
O gazi i geive te pd cili ligj thuhet qe kryeministri nuk duhet te udhetoje me makinen e vellait o gazi i geive
Edhe Makron,Merkel, Trump, Putin dhe shumica e liderve me makinat e vellezerve udhetojne o autike mavi
Vetem karat besojne se ky ishte atentat.
Po pse ishte e parashikuar ajo makine sic ishte sajuar atentati. Dmth e dinte Olsi me compani. Skenar kurva mavi apo morra te kuq.