• |
ide | kryesore

Dele Alli, shaka me koronavirus e kinezët: rrezikon skualifikimin

Sport



Alarmi koronavirus është në mendjen e të gjithëve, por ka nga ata që nuk e kanë kuptuar seriozitetin e problemit e të gjithë zhvillimet negative, edhe ekonomike. Si ka bërë në fakt Dele Alli, që ka postuar një video në Snapchat në të cilin duket të vendosë një maskë në sallën e pritjes së një aeroporti. Telekamera më pas spostohet për të treguar një njeri me pamje aziatike e pastaj fokusohet tek një shishe dizinfektues për duart. Football Association i ka shkruar mesfushorit të Tottenham për ti kërkuar shpjegime për videon e inkriminuar.

“Kam zhgënjyer veten dhe klubin”, ka komentuar Alli, 23 vjec, që ka shpejtuar të fshijë postimin e të hedhë një video të re në platformën e medias sociale kineze Ëeibo për të kërkuar ndjesë. “Nuk ishte zbavitëse dhe e kuptova menjëherë duke e eleminuar – ka shtuar futbollisti I kombëtares angleze – . Nuk është dicka për të cilën mund të tallesh. I dërgoj gjithë dashurinë, mendimet dhe lutjet e mia për popullin e Kinës”.

Tani duhet kuptuar nëse ndjesa do ta shpëtojë nga një skualifikim i mundshëm nga ana e FA, tepër e ashpër në raste të tilla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *