• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është momenti kur Jan Prenga u nxor i pajetë nga kompleksi “Golden” në Shijak

Lajme, Të fundit
Jan



Top Channel ka siguruar nga burime pranë laboratorit kriminalistik, fotot ekskluzive të videos së vetme që fakton rrëmbimin e Jan Prengës. Në video shfaqet makina e vjedhur më 26 nëntor ditën e tërmetit në Tiranë, makina hyn në pjesën e kompleksit Golden. Pranë saj shfaqen disa persona që marrin trupin e pajetë të Jan Prengës. Në fotot e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha duket momenti kur trupi del nga makina.

Këto janë foto ekskluzive nga video e cila ka tregon dinamikën dhe fakton futjen e trupit nga makina Range Rover dhe nxjerrjen e trupit të pajetë. Por një burim i sigurt pranë laboratorit të kriminalistikës tha se nga këqyrja e kamerave të sigurisë janë nxjerrë të dhëna të sigurta për rolin e secilit prej të dyshuarave.

Madje në një moment pamjet tregojnë autorët me kapele që ndryshojnë veshjet dhe i fusin në qese të zeza. E njëjta gjë duket edhe për fshirjen e gjurmëve, ku shfaqet një nga të arrestuarit duke hedhur në tokë një solucion për të shkatërruar gjurmë të AND. Ne i tha jo zyrtarisht një burim pranë laboratorit të kriminalistikës kemi faktuar hap pas hapi se çfarë ndodhi në garazhin e kompleksit Golden dhe cilët janë personat që kryejnë veprime aktive dhe këto të dhëna ja kemi dorëzuar prokurorisë./TCH

 



1 Comment

  1. E para aty nuk duket asgje fare, e dyta fotot jane te top-channel dhe si pa gje te keq i publikoni copy paste ketu…e mbani dhe veten gjasme per portal cilesor…hahahhaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *