• |
ide | kryesore

Klinsmann jep dorëheqjen pas 76 ditësh: “Munguan besimi dhe uniteti”

Sport



Vetëtimë në qiell të pastër në shtëpinë e Hertha Berlin: Jurgen Klinsmann ka dhënë dorëheqjen si trajner pas vetëm 76 ditësh në krye të skuadrës. Gjermani, me një postim në Facebook, ka shpjeguar: “Kam nevojë për besim e koezion, duke më munguar këto elementë nuk mund të shpre në maksimum potencialin tim si trajner”. Klinsmann sidoqoftë do të qendrojë në klub si anëtar i këshillit të administrimit.

Klinsmann mbërriti në klub në nëntor për të zëvendësuar Covic e në dhjetë ndeshje ka marrë tre fitore, tre barazime e katër humbje. Largohet kështu nga skuadra, që e përforcoi në janar me ardhjen e Piatek nga Milan, në vendin e 14 në klasifikim, me 6 pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

“Një periudhë emocionuese për mua, bashkë me stafin kemi pranuar sfidën duke e ndihmuar skuadrën e në pak kohë bëmë gjëra të mira. Jam i bindur që Hertha do të shpëtojë. Pork am nevojë për besim e unitet për këtë motiv, pas refleksionit të gjatë, kam vendosur të tërhiqem duke u kthyer në rolin e anëtarit të këshillit të administrimit” ka shkruar në rrjetet sociale gjermani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *