• |
ide | kryesore

Kupa/ Partizani në provën e zjarrit: kthimi i 1/8 të finaleve ofrojnë sfida delikate

F1, Sport

Kthimi i Kupës së Shqipërisë është drithërues për të paktën katër skuadra, që shohin objektivin e tyre të venitet papritur e me mundësitë për të përmbysur situatën të reduktuar nga rezultatet e 90 minutave të para. Mision gati i pamundur për Partizanin e Luftëtarin, të dalë me kocka të thyera nga transfertat.

3-0 me të cilën Besëlidhja u imponua në Lezhë kërkon një përgjigje prej kampioni nga të kuqtë në kthim, por tre gola janë shumë sidomos për një skuadër që gjithë sezonin nuk ka fituar kurrë me këtë diferencë. Për Sormanin është një test i rëndësishëm, pasi ka përdorur dy vendet e fundit të renditjes, për të gjetur buzqeshjen në kampionat. Në anën tjetër, Plori nuk është nga ata që cojnë dëm një avantazh të tillë dhe do të kërkojë të paktën një gol, për ta vrarë shpresën e të kuqve për rikuperim.

Të njëjtin rezultat ka në disfavor edhe Luftëtari, që është thyer në Fier përballë Apolonisë. Tani në shtëpi, gjirokastritët duhet të zhbëjnë disfatën, por duke kujtuar gjendjen e vështirë në kampionat, pavarësisht se vijnë nga barazimi në Niko Dovana me Teutën. Cështje të zgjidhura për durrësakët, Tiranën e Skënderbeun. Bregdetarët kanë fituar 1-3 derbin me Erzenin, duke hipotekuar kalimin, ashtu si edhe Tirana. I njëjti rezultat në favor për kryeqytetasit që duan të vazhdojnë serinë e vetëm fitoreve, aktualisht në 8 që kur Egbo është ulur në pankinën bardheblu.

Skënderbeu prêt Besën me dy gola të shënuar në transfertë dhe kaq mjafton për të krijuar një siguri në ndeshjen e kthimit, ndërsa luajnë gjithcka për gjithcka në Vlorë kuqeblutë e Vllaznisë. Barazimi 2-2 në ndeshjen e parë i ka kapur të papërgatitur shkodranët, që duhet të fitojnë tashmë në shtëpinë e Flamurtarit, ose të barazojnë me më shumë se dy gola. Jonuz e ka objektiv Kupën, por tani duhet të zbresë në fushë me të gjithë titullarët për të shpresuar ta arrijë. 90 minuta të ethshme do të luhen edhe në Laci, ku kurbinasit do mundohen të përmbysin disfatën 2-0 të marrë kundër Bylis. Një ndeshje delicate, ku bardhezinjtë e Cungut shpresojnë të përfitojnë nga momenti nervoz i mallakastriotëve, diktuar nga shumë gabime arbitrale kundër…

Beselidhja 3-0 Partizani
Erzeni 1-3 Teuta
Vllaznia 2-2 Flamurtari
Kastrioti 1-3 Tirana
Lushnja 0-1 Kukësi
Besa 0-2 Skënderbeu
Apolonia 3-0 Luftëtari
Bylis 2-0 Laçi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu